Procesi gjyqesor ne ngarkim te ish-ambasadorit shqiptar ne Uashington po i afrohet fundit. Fatos Tarifa do te perballet seancen e radhes ne Gjykaten e Tiranes, me kerkesen e prokurorise, per masen e denimit ndaj ish-diplomatit per akuzen e “shperdorimit te detyres” dhe abuzimeve me fondet per Ambasaden e Shqiperise ne SHBA. Hetimet dhe gjyqi kane zgjatur me se dy vjet, nderkohe qe pritet te degjohet edhe konkluzioni i pales mbrojtese.
Gjate seances se djeshme, gjyqtari i ceshtjes, Ilir Mustafaj, e ka kaluar procesin gjyqesor ne konkluzionet perfundimtare te te dyja paleve. Tarifa akuzohet nga Prokuroria e Tiranes per vepren penale te “shperdorimit te detyres”. Sipas arganit te akuzes, Tarifaj ka abuzuar me 33 mije dollare, te cilat ia ka marre “borxh” biznesmenit Indrit B. Sipas akuzes, aferat korruptive te Tarifes jane zbuluar ne saje te pergjimeve telefonike, qe vete Bregasi i ka bere Tarifes, pasi nuk duronte dot presionet e ketij te fundit. Pas kontrollit te Kontrollit te Larte te Shtetit rezultoi se Trarifa kishte abuzuar me plot 33 mije dollare, fond i cili ishte marre nga ambasada jone ne SHBA dhe ishte mbledhur nga qytetaret shqiptare, ndersa perdorej per nevoja vetjake. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment