Dhe ne fund... s'jetuan te lumtur
Ka pritur plot shtate vjet lirimin e bashkeshortit nga burgu. Por pak dite pasi Mentor Hadergjonaj eshte kthyer ne shtepi Alberia ka vendosur te ndahet prej tij. Nje histori kjo qe na kujtoi ndarjen po kaq te cuditshme te Ingrid Gjonit me Enean, vetem pak jave pas fejeses se tyre te bujshme. Apo dhe ndarjen e papritur te Alban Dudushit me Nigda Dakon, pasi ishin kurorezuar e betuar per besnikeri te perjetshme. "Koha VIP" i ka rimarre keto histori per te zbuluar se cilat kane qene arsyet qe shkaterruan dashurite e deklaruara si shume pasionante
Vitet e pritjes ne familjen Hadergjonaj- qe nuk ishin pak, por plot shtate - paten nje fund shume te cuditshem. Vetem pak kohe pas atyre deklaratave te bujshme e shume te gezuara te ribashkimit te familjes- pasi i zoti i shtepise, Mentori, perfundoi denimin e tij ne qelite e burgut- do te ndodhte ajo qe askush nuk e priste: ndarja.
Ne fillim sigurisht qe nje lajm i tille do te qarkullonte neper Tirane thjesht si nje thashethem, i cili veshtire te merrej shume seriozisht, deri ne diten kur Alberia do ta jepte vete sinjalin se dicka kishte ndodhur vertet mes tyre. Duke u prezantuar ne "Kenga Magjike 2007" thjesht me emrin dhe pa mbiemrin e bashkeshortit te saj, e me nje kenge, teksti i se ciles fliste hapur per nje marredhenie qe nuk mund te vazhdonte, kengetarja i beri me te besueshme thashethemet, derisa nje dite do te vendoste te rrefehej ne media se gjithcka ishte e vertete: martesa e saj shumevjecare me Mentor Hadergjonajn ishte prishur pikerisht atehere kur sapo e kishin rigjetur njeri- tjetrin, kur mund te jetonin perseri tok, bashke me dy vajzat e tyre, sic kishin bere vite me pare, para se Mentori te perfundonte ne qelite e burgut. Por ja qe nuk ka funksionuar aspak keshtu.
Lumturia e ribashkimit, e rrefyer edhe ne media ato dite, nuk ka zgjatur shume. Cifti eshte gjendur shume shpejt mes debatesh dhe grindjesh pa fund, aq sa Alberia ka vendosur nje dite te largohet nga shtepia bashke me dy vajzat e saj. C'ka do te thote se problemet duhet te kene qene shume serioze. Alberia vete ne rrefimin e saj per revisten "Klan" ka pohuar se krisja ne kete marredhenie erdhi ndoshta prej largesise 7-vjecare. "Mbase vitet e qelise kane ndikuar tek Mentori. Mendova se pas gjithe ketyre viteve sakrifice mundi im do te shperblehej", ka thene vete ajo, duke te lene te nenkuptuar se bashkeshorti nuk ia ka njohur aspak sakrificen e saj ne gjithe keto vite. Por kaq nuk do te mjaftonte kurrsesi per te marre vendimin per t'u ndare nga njeriu qe e ka pritur per shtate vite me radhe. Jashte rrefimit te Alberies, nepermjet thashethemeve qe qarkullojne keto dite neper Tirane, kemi ndertuar nje variant tjeter te historise se ndarjes se saj me Mentor Hadergjonajn: shkak per ndarjen e ciftit duket se eshte bere xhelozia qe Alberia ka nisur te ndjeje ndaj bashkeshortit te saj. Dhe jo pa e pasur ndonje arsye te forte. Gjithsesi ajo nuk ka preferuar te rrefeje arsyet e ndarjes dhe e ka mbyllur kete histori duke thene shprehjet me korrekte qe mund te perdoren ne keto raste: "Ne e vleresojme njeri-tjetrin dhe mbase keshtu edhe marredhenia jone do te jete me e mire. Ai eshte babai i femijeve te mi". Por nuk mund te quhet me bashkeshorti i saj.
Pas nje dashurie aq shume te zjarrte, sa ata vete e rrefenin neper intervistat e ndryshme dhene pothuajse per te gjitha gazetat shqiptare, ndarja e Ingrit Gjonit dhe Eneas do te dukej shume e cuditshme dhe krejt e papritur. Ne fakt, jo me e papritur se fejesa e tyre, vendimin per te cilen dy te rinjte e dashuruar do ta merrnin vetem nje jave para se te ndodhte vertet, pa e diskutuar shume gjate. Ata bashkejetonin, qe prej diteve te para kur u njohen- kater muaj tek shtepia e Eneas e me pas tek shtepia e re e Ingritit tek "Komuna e Parisit"- ndaj ndjeheshin shume te kenaqur me njeri- tjetrin. Keshtu qe venia e nje unaze ne gisht s'kishte ndonje rendesi te madhe per ta, sepse nuk do t'u sillte ndonje ndryshim ne marredhenien e tyre. Por ja qe, si ne nje loje femijesh "e bejme apo s'e bejme dot", te ngacmuar nga komentet e shumta qe u beheshin neper kronikat roze te gazetave, ata i kishin thene nje dite prej ditesh njeri- tjetrit: "Do ta bejme fejesen". E vendosen sa hap e mbyll syte dhe ndersa Enea kishte nisur te merrte ne telefon gjithe miqte e tij per t'u dhene lajmin e t'i ftonte ne ceremonine e fejeses, Ingriti kishte njoftuar te sajet. Ndersa prinderit e te dyja paleve kishin qene te fundit qe e kishin mesuar kete "cmenduri" te femijeve te tyre. Gjithsesi familjet e mirepriten vendimin e tyre dhe respektuan gjithe deshirat qe ata shprehen per kete fejese, deri dhe tek shkembimi i vizitave zytare mes familjareve per vendosjen e unazave. "Donim qe kete fejese ta benim sipas zakoneve shqiptare, te cilat nuk i dinim fare, por i mesuam duke pyetur te tjeret dhe ia arritem t'i respektojme te gjitha cfare na thane. Per shembull, kur Enea erdhi me njerezit e tij ne shtepine time, une si nje nuse e mire dola dhe i qerasa me llokume. Pastaj shkembyem dhuratat e pastaj dhe unazat. Enea u ul ne gjunje para meje kur erdhi momenti qe te me vinte unazen ne gisht". Keshtu do te rrefehej Ingriti ne nje interviste dhene vetem nje jave pas fejeses. Duke te treguar qarte se kete here behej fjale per nje histori te vertete dashurie e per nje lidhje qe do te funksiononte gjate, shume gjate. Por vetem pak muaj me pas do te ndodhte "gjema". Thashethemi se Enea dhe Ingriti ishin ndare nga njeri- tjetri do te zinte menjehere vend neper te gjitha rubrikat roze te gazetave. E shume shpejt, ajo qe dukej si nje ze i kote e asgje me shume se kaq, u vertetua 100 per qind. Intervistat qe do te jepte ne ato dite Ingrit Gjoni, e pastaj per inat te saj edhe Enea, treguan qarte se dashuria e zjarrte mes dy te rinjve ishte shuar. Fejesa ishte prishur po aq shpejt sa ishte bere. Arsyeja? Xhelozite dhe dyshimet per tradhti. Te pakten kete nenkuptuam me aq sa u tha e me aq sa treguan ata vete neper interevistat e atyre diteve.
Lajmin se Alban Dudushi dhe Nigda Dako po ndaheshin nga njeri- tjetri, shumekush e pati te veshtire ta besonte qe ne ato ditet e para kur neper kafenete apo dhe faqe te ndryshme gazetash nisi te qarkullonte ky informacion. Ne fakt ishte e veshtire ta merrje seriozisht nje thashethem te tille per ciftin qe e kishin kurorezuar lidhjen ne martese pasi kishin provuar me pare, per vite me radhe, bashkejetesen nen te njejten cati e pasi kishin lindur edhe femijen e tyre te pare. E per aq kohe sa Alban Dudushi do te perpiqej ta pergenjeshtronte kete lajm qe po merrte dhene me shpejtesine e eres, ata qe dyshonin tek permbysja, e paten me te lehte te besonin se e gjitha paska qene nje genjeshter, pra se cifti Dako- Dudushi nuk kishin ndermend te ndaheshin. Por ne fakt e verteta, pavaresisht perpjekjeve te Dudushit per ta mbuluar, kishte qene krejt ashtu sic ishte lakuar neper rreshtat e gazetave: cifti kishte mberritur ne piken e ndarjes. Jo duke iu drejtuar dyerve te gjykates, per te kerkuar divorcin (c'ka nuk duket se e kane bere as sot e kesaj dite), por duke mos jetuar me ne te njejten shtepi.
Shkak per ta cuar ciftin detyrimisht ne nje pike te tille- gjithmone duke iu referuar thashethemeve te shkruara e te pashkruara ne ato kohe- duket se u be nje histori e re dashurie qe Alban Dudushi nisi me nje kolegen e tij ne Top Channel. Duke dale keshtu edhe nje here me shume jashte rregullave, ashtu sic ka bere gjithmone edhe kur ishte me Nigden, qe ne ditet e para kur u njohen e kur u lidhen me njeri- tjetrin pas nje kinoprove per nje film te Spartak Pecanit. Qe ne fillim shkembyen vizitat neper shtepite e njeri- tjetrit. Nuk e ndjene aspak te nevojshme te benin ato ceremonite e fejeses, shkembimet e nishaneve e te tjera gjera te tilla si keto. Edhe unazat i vune ne 25 qershorin e vitit 2005, ne pranine e vajzes se tyre te vogel Joel, ne naten e dasmes se tyre, te cilen e organizuan gjithashtu jashte rregullave, sepse ishin te bindur se pikerisht atehere kur vajza e tyre kishte mbushur 1 vjec, ata ishin me te konsoliduar se kurre per t'u kurorezuar e betuar perballe njeri- tjetrit per besnikeri te perjetshme. Betim qe nuk zgjati shume. Shume shpejt neper faqet e gazetave, historine e dasmes se tyre te famshme e zuri historia e ndarjes.
Puthja e fundit
Nje histori e tille do te perseritej pak a shume sipas te njejtit skenar edhe per ciftin Rama-Magjistari. Fillimisht te pakte do te ishin ata qe do te besonin se lidhja e tyre nuk do te perfundonte me "happy end", ashtu sic kishte filluar te besohej ne ato kohet kur bashkejetesa e tyre po funksiononte me se miri- ne fillim ne shtepine e Edi Rames, tek Rruga e Elbasanit, e me pas edhe ne vilen ne fshatin Peze. Por pikerisht ne nje kohe te tille nisen te dilnin zerat e pare per krisjen qe po behej gjithnje e me dukshme ne marredhenien e tyre. Zera qe ata do te perpiqeshin t'i pergenjeshtronin duke u shfaqur perseri se bashku ne ekspoziten "MidMaps", qe Edi Rama do te hapte ne Galerine e Arteve, ne tetorin e 2006-es. Por misioni i tyre nuk rezultoi shume i suksesshem. Ne kete dalje- e cila mund te konsiderohet si dalja e fundit publike- u duk qarte se dicka ishte thyer vertet. Dhe vetem pak kohe me pas kjo u vertetua. Rudina dhe Edi nuk ishin me bashke. Arsyet qe e cuan marredhenien e tyre drejt ndarjes as njeri e as tjetri nuk preferuan t'i komentojne e as te jepnin qofte edhe sqarimin me te vogel. Gjithcka qe qarkulloi si histori e rrefyer goje me goje, vazhdon te mbetet edhe sot e kesaj dite e tille. Ata, as njeri e as tjetri nuk pranojne kurre te ngacmohen me per ate histori qe tashme e quajne te shkuar. Rudina ndonjehere leshon pe. Ama vetem kur nje rrefim i tille i intereson per te bere ndonje promovim te ndonje projekti te saj te ri. (KohaJone)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Comments:
Post a Comment