Nje nga nje, ne skenen e spektaklit “Kenget e Shekullit”, jane ngjitur jo vetem kenge te medha, por edhe kengetare qe i kane munguar per dekada skenes shqiptare. Kete fundjave skena ishte per Lindita Theodhorin! Pas nje koncerti te bujshem ne Korce, ajo ka premtuar se do te vijoje nje tur neper gjithe Shqiperine, pasi fansat e saj asnjehere nuk i kane kursyer duartrokitjet.
Edhe me imcaket, nuk mund te mos kene degjuar kengen “Kafe Flora” e cila ne vitet e hershme, ka qene nje hit i padiskutueshem, dhe vijon te mbetet ne listen e thesareve te kengeve te shekullit. Por kengetaret Big, ata qe cdo te shtune percjellin hit-et qe kane mbetur paksa ne harrese, kane percjelle krijime te
Agim Krakjes. Ndersa Vace Zela, hera-heres vjen ne skene me ndonje prej dhjetra kengeve te saj, te cilat kane ushtuar ne skenat shqiptare per dekada me rradhe.
Mateus Frroku, nje nder kengetaret me me shume pike ne “Shtepine e Artisteve” ka kujtuar nje nder kengetaret kosovare qe u nda shpejt nga jeta, Argon Berishen dhe kengen e tij “Vetem 5 minuta”. Keshtu, kete fundjave “Kenget e Shekullit” do mungojne, pasi rradhen e ka “Kenga Magjike” per te vijuar mandej edhe per dy te shtuna te tjera. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment