Ahrens: Zgjidhja e statusit ka perpara nje rruge te veshtire

Ish-diplomati gjerman mendon se pa një njohje në Kombet e Bashkuara, rruga për Kosovën do të jetë e veshtire. Nëse zgjidhja nuk pranohet në OKB, thotë ai, kjo do ta pengonte krejt evropianizimin e Ballkanit Perëndimor.

Procesi i statusit nuk do të jetë i lehtë, parashikon Ahrens në një intervistë per Zerin e Amerikes. Natyrisht, nëse puna vjen tek njohja e njëanëshme e pavarësisë, Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë të vetme në këtë njohje, do të ketë edhe vende të tjera, për shembull nga Bashkimi Europian.

"Por do të ketë vende të tjera që nuk do ta njohin Kosovën. Ndërkohë Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e OKB-së sepse kjo mund të pengohet nga vetoja. Gjithashtu, do të ketë marrëdhënie të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë sidomos në kufi. Në një farë mënyre, normalizimi i krejt Ballkanit dhe hyrja e tij në strukturat euroatlantike do të pengohet rëndë. Kosovës do t'i duhet të orientohet drejt perëndimit me anë të rrugës që po ndërtohet me Shqipërinë, në mënyrë që të ketë një zhvillim ekonomik normal", shprehet ai.

Ish diplomati gjerman mendon se pa një njohje në Kombet e Bashkuara, rruga për Kosovën do të jetë e vështirë. "Problemi është se nëse zgjidhja për Kosovën nuk pranohet në Kombet e Bashkuara, atëhere mund të kemi një konflikt të zgjatur, të ngrirë, sepse, në rast të shpalljes së pavarësisë në mënyrë të njëanëshme do të kishim një Kosovë të ndarë ku në veri të lumit Ibër do të ishin serbët në kontroll".

Ambasadori Ahrens mendon se një situatë e tillë nuk do të ishte e favorshme për asnjërën nga palët. "Unë gjithnjë u them miqve të mij serbë se zgjidhja më e mirë për Serbinë do të ishte të pranohej në mënyrë miqësore një Kosovë e pavarur me të cilën të mbaheshin marrëdhënie të mira. Kjo do të bënte që të kishte siguri për monumentet fetare dhe kulturore serbe, të cilat duhet të mbrohen". (Zeri i Amerikes, BalkanWeb, Albanian Daily News)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors