Sarande, Masakra e Qafe Gjashtes, mesohen emrat e 5 te arrestuarve

Ne kete masaker te ndodhur ne 1997 nje oficer policie u ekzekutua dhe u dogj nje i dyte u torturua dhe u mbajt peng per disa dite, ndersa i treti u plagos

Mesohen emrat e 5 personave te arrestuar mengjesin e sotem, 10 vjet pas masakres se Qafe Gjashtes ne Sarande. Ne pranga kane rene vellezerit Vladimir e Nestor Sinani, Edmond Seikos, Eduat Çipes dhe Alqi Pagunit.

Ndersa Leonard Theodhoriu eshte lene i lire pas marrjes ne pyetje nga policia. Operacioni u kodua “Mars”, si 4 marsi i vitit 1997, kur tre oficeret e policise qe shkonin nga Vlora per te rimekembur Komisariatin e Policise se Sarandes, rane ne prite ne Qafen e Gjashtes. Njeri prej tyre, Gjergj Mehmeti u ekzekutua dhe u dogj brenda automjetit, nje oficer i dyte u torturua dhe u mbajt peng per disa dite per t’u liruar me vone, nderkohe qe i treti mundi te largohej nga vendi i ngjarjes edhe pse i plagosur. Nderkaq burime nga komisariati i Sarandes kane beret e ditur se numri I te shoqeruarve ne komisariat ka shkuar ne 25, nderkohe qe ai vazhdon te rritet. Disa nga te shoqeruarit jane marre ne pyetje dhe deri tani nga personat e pyetur jane vene ne pranga 5 prej tyre me akuzen e organizatoreve dhe pjesemarresve ne masakren e Qafe Gjashtes. Nderkohe policia nuk ka beret e ditur identitetin e te ndaluarve dhe te arrestuarve pasi hetimet per ngjarjen vazhdojne. (Balkanweb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors