Sipas Keshillit te emergjencave, gjendja shendetesore e te burgosurve ne burgun e Shutkes eshte e keqe per shkak te mungeses se duhur te trajtimit mjekesor
Keshilli i emergjences i fshatit Brodec ka kerkuar te dhena konkrete dhe lirim e te burgosurve qe u arrestuan gjate operacionit te policise javen e kaluar.
Burime per agjencine e lajme shqiptare ne Shkup Iliria News Agency nga burgu i Shutkes kane thene se gjendja shendetesore e te burgosurve eshte e keqe, per shkak te mungeses se duhur te trajtimit mjekesor. Keshilli i emergjences keto kerkesa ia ka dorezuar edhe partive politike shqiptare qe kane vizituar fshatin. Perfaqesues te Avokatit te Popullit kane qene te paret qe kane vizituar te burgosurit e Brodecit. Deri tani nga kjo zyre nuk jane dhene informata per gjendjen e tyre, per shkak se siç thuhet pergatitet nje raport i posaçem. Sipas informacioneve Arian Nevzati (54 vjec) eshte ne gjendje te rende shendetesore.
Nga ana tjetër edhe organizatat e tjera për të të drejtat e njeriut kërkojnë ndërhyrjen e tyre për të marrë informacione plotësuese për gjendjen e të burgosurve. Në paraburgim mbahen Hanif Dervishi(51), Rametulla Dauti(25), Nevzat Ziberi(44), Shkëndim Dauti(25), Izmet Ameti(55), Habib Ameti (26) nga fshati i Brodecit, Memet Islami(28) nga Tetova, Florim Ameti(23), Arian Nevzati(54), Shehir Ziberi(29), Nadi Dauti(48), Baftjar Beqiri(44), Tafil Dauti(40) nga fshati Brodec.(INA/Balkanweb)
0 Comments:
Post a Comment