Vetevaret 10-vjecari, mister motivet

Mirdite - Nje femije i moshes 10-vjecare eshte gjetur i vetevarur mbreme ne oborrin e shtepise se tij ne fshatin Vele, te rrethit te Mirdites. Sander Gj. Prendi kishte disa ore qe kerkohej nga prinderit e tij, te cilet e kane gjetur rreth ores 20:00, vetem kater metra larg shtepise, ne skeletin e shtepise se re, qe sapo kishin filluar te ndertonin. Ngjarja e rende ka shokuar jo vetem familjaret, por edhe banoret e fshatit, ndersa nuk ka asnje informacion per shkaqet qe cuan vogelushin ne veteflijim. Grupi hetimor sapo ka mberritur ne fshatin e thelle te Bashkise se Rubikut, nderkohe qe askush nuk mund te thote se cfare ka ndodhur me djalin dhjetevjecar, i cili sapo kishte filluar klasen e peste.

Femija ka luajtur gjithe pasditen me shoket dhe te afermit e tij bashkemoshatare dhe nuk ka paraqitur asnje shenje merzitje. Por vetem pas pak perfundimit te lojes, femija eshte gjetur i vetevarur ne afersi te oborrit te tij. Sipas grupit hetimor, femija ka marre nje cope litar, e ka hedhur mbi traun e nje dhome, eshte ngjitur mbi nje karrige dhe pastaj eshte leshuar drejt vdekjes. Te afermit, qe e kane konstatuar trupin e varur te tij, kane bere te pamunduren per ta risjelle ne jete, por gjithcka kishte marre fund. Askush nuk mund te jape nje arsye apo detaj per kete ngjarje te paprecedent ne kete zone. Ne linje telefonike, drejtori i shkolles 8-vjecare "Kole Toma", te Veles, Mark N. Deda, me profesion psikolog, thote se eshte i shokuar nga kjo ngjarje e rende, te cilen sapo ia kishin bere te ditur permes telefonit. Deda thote se ai femije sapo kishte ardhur ne klasen e peste dhe ne kaq pak dite eshte e pamundur te percaktosh nese ishte nxenes me perparim te mire ne mesime apo kishte probleme. Megjithate, drejtori thote se ka disa dite qe shkolla eshte e mbyllur per arsye te festes se Bajramit. Ndersa ishte planifikuar qe te henen te fillonte mesimi kjo do te jete e pamundur te ndodhe per shkak te ngjarjes shokuese edhe per nxenesit dhe kolektivin e mesuesve. A.B/A.N (Koha Jone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors