Krimet e Renda njohin Damiano Toshin me akuzat ndaj tij

TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda ka dhene dje, per se dyti here, masen e sigurise per Damiano Toshin, ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, per trafikim femrash per qellime prostitucioni. Pak dite me pare Toshi, u ekstradua nga Gjermania, pasi ne Shqiperi eshte i denuar me dy burgime te perjetshme, per vrasjen e dy basketbollisteve, Sokol Jahollari dhe Rafael Riza, ne Korce.

Por, 23-vjecari nga Korca, eshte nen hetim dhe nga Gjykata e Krimeve te Renda, por akuzen e "trafikut te femrave per qellime prostitucioni". Sipas te dhenave, Toshi eshte denoncuar me pare nga nje vajze sipas se ciles, anetari i bandes se "Cobenjve" ne Korce e kishte detyruar te bente prostituten. Per kete akuze ai eshte ne proces gjyqesor. Damiano Toshi eshte arrestuar ne Gjermani ne shtator te vitit 2005. Toshi, nga Prokuroria e Krimeve te Renda, eshte akuzuar si organizator dhe ekzekutor i vrasjes se basketbollisteve te Kombetares, Sokol Jahollari dhe Rafael Riza, si dhe i plagosjes se Julian Beckas, miku i dy basketbollisteve. Kjo ngjarje ka ndodhur me 3 shtator 2004, ne hyrje te pallatit te sportit ne Korce. A.C (Koha Jone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors