Policia lokale ka ndaluar një kamionçinë e një furgon të mbushura me gështenja e sende të tjera
TROPOJË- Një sasi mallrash ushqimorë, kryesisht gështenja, janë bllokuar në Padesh të Tropojës nga forcat e policisë kufitare dhe ato të GOS-it. Policia ka arrestuar dy drejtuesit e këtyre automjeteve që transportonin mallin kontrabandë. Bllokimi i mallit kontrabandë dhe arrestimi i autorëve është bërë në piramidën C4 në rajonin Padesh-Kashar, kur kamionçina me targë “492 KS 118”, e drejtuar nga Trashëgim Ukë Toska, 37 vjeç dhe furgoni me targë “BC 05 63 A” i drejtuar nga Altin Bislim Zenelaj, 23 vjeç, janë kapur teksa po tentonin të kalonin në një rrugë-kalim të pa miratuar për në Kosovë. Makinat e tyre ishin të mbushura me një sasi gështenjash dhe mallra të tjera ushqimorë.
Zyrtarë të doganës në Kukës bëjnë të ditur se artikulli gështenja është i përfshirë në listën e mallrave që përfitojnë nga MTL-ja në mes Shqipërisë e Kosovës me taksë doganore zero. Por prodhuesit tropojanë të gështenjës si dhe tregtarët e këtij artikulli që prodhohet me shumicë në zonën e Tropojës tentojnë ta eksportojnë këtë artikull kontrabandë në Kosovë për t’ju shmangur TVSH-së prej 20% të vlerës së mallit. Për këtë qëllim ato përdorin rrugë-kalimet e pa miratuara duke e kaluar në Kosovë me kafshë, por edhe me automjete. Zyrtarë të doganës në Qafë-Morinë të Tropojës bëjnë të ditur se ende nuk ka filluar eksporti i gështenjës për në Kosovë,megjithëse ky artikull ka filluar të vilet nga prodhuesit. Dogana, por edhe policiajanë në dijeni për ekzistencën e kontrabandës së mallrave, përfshi edhe atotë akcizës së fortë nga Kosova në Shqipëri si kafe, cigare, pije alkoolike, sapunë etj. Në fund të gushtit të këtij viti, policia në Tropojë bllokoi pesë tonë kafe kontrabandë që kishte hyrë nga Kosova dhe arrestoi dy autorët dhe katër policë të pikës së kalimit kufitar të Qafë-Morinës. (shekulli)
0 Comments:
Post a Comment