Klodian Duro pati rastin më të mirë për të shënuar golin e fitores ndaj Vllaznisë (0-0), por mbrojtësi shkodran Admir Teli ia mohoi këtë kënaqësi mesfushorit të Tiranës.
Lojtari i Shpresës Jetmir Sefa gjithashtu shënjestroi disa herë katërkëndëshin kundërshtar, por portieri i shkodranëve, veterani i Vllaznisë, kapiteni Armir Grima, tregoi se e meriton shiritin e kapitenit. Tirana, e ndjekur edhe nga Presidenti i Republikëz, z. Bamir Topi, edhe pse tregoi dëshirë për të fituar, nuk ia doli falë edhe vendosjes së mirë të Vllaznisë në fushë.
Tirana, gjithsesi u shkëput nga vendi i fundit, pavarësisht se pas gjashtë javësh ndodhet me pikë të barabarta (nga 4) me Teutën dhe Besëlidhjen.
Për Vllazninë, pika e fituar në transfertën e kryeqytetit është një rezultat i pranueshëm dhe pret datën 20 tetor për të marrë tri pikët në “Loro Boriçi” kundër Kastriotit modest, që fitoi të premten kundër Besëlidhjes.
Tiranën, që nuk po del ende nga situata e turbullt, e pret një ndeshje shumë e vështirë në “Ruzhdi Bizhuta” ndaj një Elbasani të uritur për pikë dhe aspak miqësor me kampionët në fuqi.
E Shtune, 06 Tetor 2007
0 Comments:
Post a Comment