SHKODËR- Policia e Malësisë së madhe ka arrestuar dje në fshatin Dedaj 44 -vjeçarin Pjerin Nosh Ivanaj, të shpallur në kërkim për mbajtje lëndësh narkotike dhe armësh.
Burimet zyrtare të policisë pohuan dje se më datë një tetor në banesën që Ivanaj kishte në ruajtje dhe përdorim u gjetën 22.2 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike ishte ende në boçe dhe e paketuar në thasë. Kontrolli i mëtejshëm zbuloi edhe një automatik mod. 56 me dy krehra me fishekë si dhe një kuti me 710 copë fishekë mod. 56. Në momentin e gjetjes së lëndës narkotike dhe armëve policia arrestoi vëllanë e Pjerin Ivanajt ndërsa dje u kap edhe vetë ai. (Shekulli)
0 Comments:
Post a Comment