Besa rreh Elbasanin dhe “puth” kreun


1-0. Në ekstazë. Në vend të parë. Edhe pse së bashku me Partizanin në kuotën e pikëve, por me një gol më shumë të shënuar (13). Besa pas fitores 3-1 me kampionin e sezonit 2006-2007, Tiranën, arriti një tjetër fitore, kësaj radhe me kammpionin e sezonit 205-2006, Elbasani, edhe pse me një rezultar minimal 1-0. Besa-Flamurtari dhuroi një pjesë të parë të zhvilluar tërësisht në mesin e fushës dhe larg portave. Asnjë nga portierët nuk u vu në provë, si Zendeli i Besës ashtu dhe Lika i Elbasanit. Të kënaqur me barazimin në 45 minutat e para, por në kërkim të fitores në fraksionin e dytë përballë më shumë se 7000 tifozëve, kur 1000 prej tyre kishin ardhur nga Elbasani. Në pjesën e parë

Skerdi Bejzade rrezikoi për Elbasanin në minutën e 12-të, ndërsa Besa pati rastin më të mirë në minutën e 37-të, kur Elokan i dha një asist Parid Xhihanit, por kapiteni i kavajasve gjuajti shumë lehtë. Thjesht për të mbyllur pjesën e parë pa gola. Trajneri rumun i Besës, Silviu Dumitresku, hodhi në fushë në pjesën e dytë Veliajn dhe Mancakun duke i dhënë më shumë frymëmarrje veprimeve sulmuese. Golin e vetëm të takimit e realizoi Bikola Nana në minutën e 69’. Amarildo Belisha ekzekutoi një goditje kendi dhe gjigandi Nana realizoi fuqishëm më kokë. Tension shoqëroi ndeshjen pas pësimit të golit. Kavajasit dëmtojnë Ilir Nallbanin dhe loja u ndërpre për katër minuta. Për protesta gjyqtari Aranit Lulaj ndëshkoi me karton të verdhë kosovarin tejtër të Elbasanit, Shpëtim Babaj, ish-lojtari i Besës gjatë sezonit ta kaluar. Elbasani reagoi pas golit dhe ishteë shqiptaro-maqedonasi Ardian Nuhiu (ish-lojtari i Dinamos), që goditi me kokë mbi traversë.

Besa e meritoi fitoren, ndërsa Elbasani pas tri fitoreve radhazi pësoi humbjen e dytë në transfertë. Albania-Sport

E Shtune, 06 Tetor 2007

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors