Pushime ne ishullin e Kalipsose

Malta eshte nje destinacion i dyfishte turistik; pushime te kendshme prane detit ne vere, sikunderse edhe zbulimi i nje mikrokozmoje te historise se Mesdheut. Pak njerez e kuptojne apo e presin qe ne nje grup te vogel ishujsh te gjejne tradita te vyera. Pertej perlave arkeologjike dhe arkitekturore, terheqese per turistet shnderrohen edhe festat qe perkojne kryesisht gjate sezonit veror ne zonat rurale. Keto festime qe organizohen ne nder te shenjtoreve shoqerohen me marshin e bandes, me dekorime shumengjyreshe te rrugeve, fishekzjarreve spektakolare dhe procesione fetare ne te cilat statuja e shenjtorit mbrojtes transportohet pergjate rrugeve te fshatit. Ne te njejten kohe plazhet e shumta ne Malte jane sigurisht nje vend i duhur per te kaluar kohen e lire ne pritje te celebrimeve apo per te clodhur pak nga guida historike dhe kulturore ne ishujt. Ne Malte mund te zgjidhni midis plazhit me rere dhe atij shkembor. Plazhe te pershtatshme per familje, vende te qeta, peizazhe romantike, por gjithashtu mund te gjeni vende edhe per t'u zbavitur me sportet verore.

E gjendur ne udhekryqet e civilizimeve te medha, midis Evropes dhe Afrikes se Veriut, Malta pasqyron ngritjet me te medha te ketij qyteterimi mesdhetar. Kryeqyteti i Maltes eshte Valeta. Guri i themelimit te qytetit u vendos nga mjeshtri i madh i Urdhrit te Shen Gjonit, Jean Parisot de la Valette, ne 28 mars te vitit 1566. Rreth 320 monumentet historike te Valetes jane te perqendruara ne nje siperfaqe pre 55 hektaresh. Qyteti permban disa sheshe, kafene historike, restorante, hotele, banka dhe zyrat qeveritare. Kopshtet publike i japin nje bukuri te madhe panorames ne Portin e Madh dhe ne rrethinat.

Qyteti i heshtur i Medines i themeluar nga romaket dhe fortifikuar nga arabet, nen ndikimin e aragonasve, u injorua nga kaloresit, u plackit nga francezet, u adhurua nga klasa fisnike malteze dhe u mbrojt nga fshataret. Katedralja e Medines eshte me e rendesishmja e llojit te vet ne Malte. Edhe pse jo aq e pasur sa katedralja e Shen Xhonit ne Valeta, katedralja e Medines dallohet per gdhendjet, per faltoret e zbukuruara dhe per afresket ne kupole. Nje prej afreskeve me te njohur eshte ai Mattia Pretit, nder te paktet qe i mbijetoi termetit.

Midis pamjeve te cilat nuk mund t'i lini pa shijuar jane peizazhet marramendese siper detit dhe shkembinjve ne Wied iz Zurrieq, te cilat te drejtojne per tek shpella, nje katedrale prej guri, arkitekti i se ciles eshte vete natyra. Ujerat qe rrjedhin ne brendesi te Shpelles se Kalipsose zbukurojne akoma me shume kete kryeveper natyrore. Sipas mitologjise greke, Kalipso, vajza e Atlasit, jetoi pikerisht ne ishullin e Maltes. Ajo magjepsi Odisene ne ishull per 7 vjet.

Klima e mire, deti i qete, natyra e magjishme jane elementet qe ngacmojne lundertaret per te bere nje xhiro me anije ne brigjet e jugut pergjate shkembinjve. Nje jave pushime ne nje hotel te nivelit mesatar ne Malte kushton rreth 600 euro, ku perfshihet edhe udhetimi me avion nga Rinasi.

Kulture dhe argetim

Me nje histori 7 mije vjecare, Malta konservon nje trashegimi te madhe kulturore. Gjurme te fenikasve, kartagjenasve, romakeve apo bizantineve jane gjetur ne ishull. Me vone akoma francezet dhe britaniket diktuan zhvillimin ekonomik dhe politik te ishullit.

Tipike per stilin e jetes se Mesdheut, maltezet e rrokin jeten dhe gezojne ate sa me shume te munden. Jeta e nates eshte mjaft aktive, ndonese kalendari me dritherues perkon me periudha te vecanta te vitit, gjithmone do te gjeni hapur restorante apo klube vere te rafinuara. Malta me klubet e veta eshte shnderruar ne nje pike ndalese gjate fundjavave per performimin e DJ-ve me ne ze ne bote (Paul Oakenfold, Magda, Tiesto, Van Heill). Hyrja ne keto klube ku bucet muzika "house" eshte falas. Ne Paceville, ne bregun prane gjirit Shen Xhulian, gjenden klubet e nates dhe baret me terheqese. Paceville i populluar nga shume hotele ka gjithashtu edhe perqendrimin me te madh te restoranteve, bareve dhe klubeve ne Malte, duke u shnderruar ne kryeqytetin e jetes se nates ne Malte. Kohet e fundit ne kete zone eshte hapur qendra tregtare "Bay Street", cilesore me dyqane, restorante, kafene dhe klube nate si Fuego (salsa club) dhe shume te tjere. Ne kete zone te ishullit mund te shijoni kazinone, kinemate, baret me muzike live. Shumica qendrojne te hapur deri vone. Edhe muzika klasike eshte shume popullore ne ishujt malteze. Recitalet me organo zhvillohen rregullisht ne kishat baroke. Ndersa koncertet orkestrale apo operat zhvillohen nen nje atmosfere mjaft te vecante prane rrenojave historike.

Ku ndodhet

Republika e Maltes eshte nje shtet ishull i vogel, por shume i populluar ne mes te Mesdheut. I perbere nga 7 ishuj eshte nje destinacion turistik mjaft i kerkuar per vete klimen, argetimin, jeten e nates dhe gjurmet interesante te lena nga nje histori mijeravjecare. Arkipelagu Maltez gjendet ne nje largesi prej 93 km nga Sicilia dhe 228 km nga Afrika Veriore. Arkipelagu perbehet nga tre ishuj Malta, Gozo dhe Komino, me nje popullsi prej 400 mije banoresh, te shperndare ne nje siperfaqe prej 316 kilometrash katrore. Vija bregdetare, ne total, shkon ne rreth 200 kilometra gjatesi. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors