Jeni ne kerkim te jetes se nates...? Ju sugjerojme Ibizen, e cila prej me se 30 vjetesh mbetet ikona e zbavitjes dhe argetimit m'u ne mes te kerthizes se Detit Mesdhe. Klubet me te mira, DJ dhe bandat muzikore te momentit, banore lokale, fanatike, qejflinj argetimi, fytyra te reja, nga te gjitha sekset, dhe nje liste e gjate Vip-ash; Ibiza moderne i permban te gjitha. Nga kendveshtrimi muzikor, tashme me shume se kurre mund te gjeni overground, underground, rok, house, hip hop, tekno, electro, R'N'B....
Por ishulli i vogel spanjoll ofron shume me teper se kaq. Sigurisht qe po te mos ishte per klimen e mrekullueshme, nuk do t'jua rekomandonim... Ajer i paster, qiej ne blu te thelle, nje vere e persosur, plot me dite moskokecarese ne plazh, ku gjithfare sportesh ne uje dhe ne rere do te mbushin ditet tuaja te pushimeve. Dhe ne mbremje, ju mjafton vetem nje bluze e lehte pambuku, per te shijuar kokteile ne tarracat panoramike.
Cfare te bejme... Disko!
Ibiza ofron nje varietet gjerash per te bere; me te vertete ka dicka per cilindo. Nje kenaqesi e pamase per turistet, te cilet mund te provojne aktivitete te ndryshme cdo dite, pa bere te njejten gje dy here, vetem nese ju do te donit keshtu, dhe gjithsesi te lini edhe me per viziten e radhes ne Ibiza. Ishulli eshte nje miks qyteterimi.
Klubet me te famshme jane Privilege (klubi me i madh ne bote), Es Paradís (i famshem per festat ne uje), Amnesia (i njohur per festat me shkume), Space, Pacha, Eden dhe DC10. Keto klube jane shnderruar ne qendra te tendencave boterore te muzikes elektronike, ku gjate veres performojne DJ me ne ze ne bote.
Qejflinjte e jetes se nates, qe shkojne ne Ibiza, ju sugjerohet nje skedul tipik qe perfshin: shetitje gjate pasdites, nje dremitje ne mbremje, ne klub naten vone dhe disko deri ne driten e diellit. Per shkak te tolerances se treguar kundrejt sjelljeve jo shume te hijshme te turisteve, Ibiza ka marre nofken "Gomora e Mesdheut".
Koha me e mire per te shkuar ne Ibiza eshte korrik deri shtator, pasi pjesa tjeter e vitit perkon me sezonin e shirave. Megjithate, edhe ne kete kohe, qyteti mbetet i bukur, por turistet qe kerkojne jeten e nates mund te zhgenjehen, pasi mjaft klube qendrojne te mbyllur.
Plazhe te mrekullueshme
Nje prej avantazheve te te qenurit ne kete ishull eshte se, pavaresisht ku ndodheni, vecanerisht nese jeni duke i dhene makines, ju kurre nuk gjendeni larg nga plazhet e mrekullueshme apo gjiret e vecuara... Ujerat e Ibizes jane nder me te pastrat ne Mesdhe, dhe mjaft prej ketyre plazheve jane vleresuar me Flamurin Blu te pastertise. Se bashku me reren e imet, ne te arte dhe ujerat e kristalta, Ibiza konkurron denjesisht edhe ne kete kategori.
Restorantet
Darkimi ne plazh nen driten e yjeve, melodise se valeve te detit, duke rrekellyer vere te bardhe dhe duke shijuar specialitetet e restoranteve spanjolle dhe nderkombetare... nje atmosfere sa magjepsese aq dhe romantike e Ibizes gjate nates ne zonen e Qytetit te Vjeter.
Te rralla
Ne vitin 654 para Krishtit, kartagjenasit zbuluan Ibizen dhe themeluan nje prej qyteteve me te hershme ne Evrope, duke e pagezuar me emrin Ibossim.
Monumenti "Veza" eshte ngritur per nder te Kristofor Kolombit ne qytetin Sant Antoni; Ibiza eshte nje nder shume vende qe pretendon se eshte vendlindja e Kolombit.
Nje prej pikave me spektakolare ne Ibiza eshte Es Vedrà, i klasifikuar si vendi i trete me magnetik i globit pas Polit te Veriut dhe Trekendeshit te Bermudas. Nga kjo pike rrathe gjigante drite, me nje diameter deri 50 metra, dalin nga deti duke larguar peshkataret.
"Ibiza do te jete streha e fundit e botes", predikonte Nostradamus ne shekullin e XV. Kur katastrofat berthamore do te shkaterrojne jeten ne Toke, Ibiza do te mbijetoje duke i dhene jete mjedisit te mbetur.
Paketa
Per muajin qershor, paketa me ekonomike njejavore, ne nje hotel me 3 yje dhe me sistem ushqimi dhe pijesh "all inclusive" (te gjithe te perfshira) kushton rreth 500 euro per person. Ky cmim i marre nga tour-operatoret italiane perfshin edhe udhetimi me avion vajtje-ardhje, kuptohet nga aeroportet italiane direkt per ne Ibiza. Keshtu qe mjafton t'i shtoni ketij cmimi edhe udhetimin nga Shqiperia drejt Italise me avion ose me traget, duke e cuar cmimin perfundimtar te paketes 1 javore nga 600 deri 700 euro per person. Mos harroni te planifikoni edhe per pijet ne disko...
Ku ndodhet
Ibiza, me siperfaqe prej 572 km katrore, renditet si ishulli i trete me i madh i ishujve Balneare ne Detin Mesdhe. Ibiza i perket Spanjes. Qytetet kryesore jane Ibiza, Santa Eulària des Riu dhe Sant Antoni de Portmany. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment