Venecia, pushime romantike

Venecia eshte nje enderr qe lekundet ne uje, nje qytet me pallate te pikturuara dhe kisha te qeta. Ky qytet unik ka kanale ne vend te rrugeve, varka ne vend te autobuseve, dhe ura te zbukuruara ne vend te metrove. Nje udhetim ne Venecia ofron momente te paharrueshme. Magjia veneciane ben per vete vizitoret, sidomos ata me melankoliket. Sheshi San Marko, me i madhi ne Venecia eshte nje pikendalese qe nuk mund t'i shmangeni nese mberrini ne qytet. Me mijera pellumba ngaterrohen mes turisteve, duke u stampuar ne celuloid se bashku me fytyrat e qeshura te vizitoreve. Sheshi San Marco eshte i lidhur me tri rrugekalime kryesore nga San Marco tek ura Rialto, nga Rialto tek ura Academia dhe nga ketu prapa te sheshi. San Marco eshte i rrethuar nga Bazilika me te njejten emer, ku nderthuren stilet bizantin, gotik, klasik dhe i rilindjes. Ketu bie ne sy kambanorja e San Marco-s dhe nese do te ngjiteni ne te do te keni nje panorame 360 gradeshe te qytetit.

Bicikleta apo makina nuk do ju hyjne ne pune ne Venecia. Vaporetto, quhet autobusi ujor, nje mjet i pershtatshem per t'u sjelle rreth e rrotull Venecias, pergjate Canal Grande. Trageti i vogel lundrues shoqeron pasagjeret ne pikat me te bukura te Venecias. Nga te dyja anet e kanalit ndertesat karakteristike dhe katedralet e famshme do u terheqin vemendjen dhe do e kini te veshtire per te vendosur ke te fotografoni te paren.

Nje xhiro me varken tradicionale veneciane, gondola, do t'i jepte kuptim vizites suaj ne qytetin e magjishem. Nje xhiro qe kushton, por qe ja vlen te provohet. Edhe udhetimi me skaf, apo taksia e ujit sic quhet, do ju kushtoje po aq sa edhe gondola, por drejtuesi i saj nuk do te kete te veshur bluze me vija apo te kendoje 'O Sole Mio'. Askush nuk mund te harroje anen romantike te Venecias. Ndonese i tejmbushur nga turmat e turisteve ne vere, Venecia mbetet nje prej qyteteve me romantike ne bote.

I gjithe qyteti merr nje vezullim te vecante nga dekori gjate muajve te pranveres dhe sidomos per Pashke. Akomodimi eshte nje nga gjerat me te veshtira per t'u gjetur ne kete periudhe te vitit, po ashtu edhe pergjate kohes se Krishtlindjeve, Vitit te Ri dhe festivalit te karnavaleve, qe festohet ne shkurt, eshte e njejta situate me hotelet qe mbushen plot e perplot nga turistet. Cmimet per nate fillojne nga 40 euro dhe mund te shkojne deri ne absurd.

Koha me e mire per te vizituar qytetin eshte fund i marsit dhe maji, kohe kur mbizoteron nje klime e paster pranverore dhe nuk ka turma te medha njerezish. Shtatori eshte muaji tjeter me i mire, nese do te bazohemi tek klima, por tetori eshte me i qete. Nderkaq nese do te prisni nentorin apo dhjetorin per te mberritur ne Venecia, ka shume te ngjare te perballeni me permbytjet dhe me nje dimer te ftohte dhe te pa pelqyeshem. Megjithate te shohesh Venecian ne kohe shiu, uje poshte dhe uje nga siper, apo edhe kur ka shtruar debore, jane atmosfera te vecanta dhe mbreselenese.



Venecia eshte ngritur ne 117 ishuj te vegjel te ndara nga 150 kanale, te lidhura nga 409 ura te mrekullueshme, nga te cilat vetem 3 kalojne mbi kanalin e madh. E gjithe zona e mbuluar eshte nje pellg prej 458 kilometrash. Megjithate qyteti duket i vogel. Nderkohe qe ne shume qytete te tjere, operatoret turistike nuk keshillojne ndarjen nga grupi per te mos humbur, ne Venecia qe ja vlen te humbesh per nje dite, sigurisht qe eshte me e keshillueshme sesa te humbni ne ndonje qender tregtare. Magjia e qytetit mund te perjetohet nese ecni per ore te tera, duke pretenduar se e dini se ku ndodheni me saktesi, te rrethuar nga mijera turiste te mberritur nga i gjithe globi.

Ishujt e lagunes veneciane u populluan fillimisht gjate sulmeve barbare te shekujve te 5-te dhe te 6-te te eres sone. Si ditelindje e Venecias konsiderohet 25 marsi i vitit 421, por ka pak evidenca ne suport te saj. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors