Reagojnë prindërit pas analizave, të gatshëm të paguajë ekspertë dhe të bëjnë zhvarrimin
Vlorë- Prindërit Kejsi Mihasi, që humbi jetën nga helmimi reaguan dje pas analizave të nxjerra nga ISHP-ja. Përgjigjja e analizave nuk ka bindur prindërit, të cilët kundërshtojnë konkluzionin që kanë dëgjuar për vajzën e tyre. "Vërtet nuk kemi kushte të përkryera, por sigurojmë jetesën normale, higjienën, ndërsa as uji nuk është i ndotur. Të na thonë kush qenkangjithë këta të sëmurë rreth e rrotull si dëgjuam,- ka thënë dje i ati i vajzës, Shpëtimi. Sipas tij, dyshimet bien tek mjekët dhe trajtimi që i është bërë 6-vjeçares. "Nuk e kemi pasur të sëmurë asnjëherë vajzën e vogël që ajo të mos përballonte dot të njëjtat kushte me vajzën tjetër",- tha ai.
Sipas prindërve, nuk është e vërtetë që vajza ka vdekur nga sanduiçi që ka ngrënë.
"Ne jemi të bindur se vajza vdiq për shkak të neglizhencës së plotë të mjekëve që e kishin nën kontroll dhe që po e kuronin, mos përcaktimit të saktë të diagnozës si dhe të mjekimit të gabuar të mjekëve pediatër"- thanë ata, duke u shprehur të bindur se do të kërkojnë ekspertë për të hedhur dritë mbi të vërtetën, madje deri në zhvarrimin e vajzës. Specialistët e ministrisë, sipas tyre, duhet të gjejnë shkaqet e kësaj vdekjeje dhe jo të mbrojnë mjekët, të cilët janë fajtorë për vdekjen e Kejsit. Sipas tyre, asnjë rezultat nuk i është bërë atyre i ditur, ndërkohë që lajmet i marrin vetëm nga media. (Shekulli)
0 Comments:
Post a Comment