Tentoi të përdhunojë 16-vjeçaren, pranga trafikantit

Lulëzim Mera, po trafikonte drejt Greqisë tre shtetas. Vajzën e dhunoi ndërsa priste dy pasagjerët

Korçë-Ka tentuar të përdhunojë një 16-vjeçare, pasagjere në automjetin me të cilin dotë kalonte drejt Greqisë në mënyrë ilegale 3 persona, por ka përfunduar në pranga. Sipas policisë, arrestimi i 29-vjeçarit, Lulëzim Mera, nga Sukthi i Durrësit është bërë pas denoncimit të vajzës 16-vjeçare, K.R, po nga Durrësi, ndërkohë që në hetim janë efektiva të Kapshticës, që dyshohet se do të favorizonin kalimin e paligjshëm.

Mësohet se Mera ishte nisur nga Durrësi drejt Korçës për të kaluar tre pasagjerët drejt Kapshticës për në Greqi, kundrejt shumës prej 1 mijë euro për secilin. Ndërkohë që vajza, sipas rrëfimit të bërë nga palët në komisariat, ishte dërguar në mirëbesim me miratimin e prindërve për t'iu bashkuar të afërmëve në Greqi. Ngjarja ndodhi në Korçë në agjencinë e qëndrimit të furgonave të Tiranës. Mera ishte duke pritur dy klientët e tjerë, meshkuj ndërsa ka përfituar nga koha në dispozicion për të përdhunuar të miturën, e cila gjendej bashkë me të. 16-vjeçarja e traumatizuar është ndalur në policinë e Korçës për të kryer denoncimin, ndërsa vetëm pas dy orësh zyra e Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë në Korcë ka mundur të prangosë trafikantin, i cili sipas burimeve të saj, ka pasur për qëllim, jo të çojë vajzën tek të afërmit e saj në Selanik të Greqisë, por ta trafikojë atë për qëllime fitimi.

Pas ndalimit të trafikantit për marrëdhënie seksuale me një të mitur të mbetura në tentativë, dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, policia ka marrë në pyjetje dhe dy të rinjtë, që ai iu kishte premtuar ilegalisht Greqinë. Dhe dy klandestinët kanë pohuar faktin se duhet të paguanin për udhëtimin e tyre drejt Selanikut 1 mijë euro, por nuk kanë pasur dijeni për atë se çfarë kishte ndodhur me të miturën. Kjo e fundit, pas denoncimit në polici i është nënshtruar një kontrolli të mjekëve ligjorë të cilët kanë konstatuar shenja të dhunës, por jo përdhunimin e saj. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka vënë në shënjestër bashkëpunëtorët e trafikantit, të cilët mendohet të jenë disa punonjës policie në pikën kufitare të Kapshticës, nga të cilët ai do të ndihmohej për ta kaluar në anën greke të kufirit. Vajza me inicialet K.R. është nisur në drejtim të qytetit bregdetar e shoqëruar nga policia e Korcës për t'iu dorëzuar të afërmëve të saj, por dhe për të marrë nga ata deponimin për ikjen e vajzës me vullnetin e tyre apo me dëshirë nga shtëpia. (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors