Pranga komandove, vodhën një motor

TIRANË-Arrestohen dy ushtarë të repartit Komando, të akuzuar për vjedhjen e një motori në lagjen fqinje me repartin ushtarak. Besmir Canga dhe Ismail Vogli, të dy 20 vjeç janë arrestuar nga policia ditën e djeshme, pasi dyshohet se kanë vjedhur një motor të vogël që ishte parkuar nga i zoti në rrugën afër repartit ushtarak.

. Burime nga policia thanë se ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Repartit të Reagimit të Shpejtë Nr 5009, prej nga edhe është njoftuar “zhdukja” e mjetit motorik. Menjëherë pas kësaj forcat e policisë janë vënë në lëvizje dhe hetimet kanë bërë të mundur gjetjen e menjëhershme të motorit të vjedhur dhe dy autorëve të dyshuar për grabitjen e tij. Burimet thanë se fillimisht kishin arrestuar komandon Canga dha pak kohë pas tij edhe të dyshuarin Vogli, pasi mendohet se të dy në bashkëpunim kanë bërë vjedhjen dhe më pas fshehjen e motorit. Ndërkohë çështja për dy ushtarët i ka kaluarPolicisë Ushtarake, e cila do të vazhdojë hetimin për dy të rinjtë. (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors