TIRANË- Ish-drejtori i projektit “2KR”, Agim Rrapaj dënohet me 5 milionë lekë të reja gjobë, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, i pandehuri Rrapaj gjatë kohës që drejtonte projektin “2KR” pranë Ministrisë së Bujqësisë, ka shpërdoruar detyrën në lidhje me modernizimin e fabrikave të përpunimit dhe prodhimit të vajit të ullirit në Shqipëri.Për këtë shpërdorim, gjykata vendosi deklarimin tij fajtor dhe dënimin e tij me 5 milionë lekë gjobë.
Ndërkohë, organi i akuzës disa javë më parë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare kërkoi që i pandehuri Agim Rrapaj të dënohet me kusht për 3 vjet dhe me gjobë 2 milionë lekë të reja. Vetë i pandehuri Rrapaj ka kërkuar drejtësi. Mësohet gjithashtu se po kjo gjykatë, vetëm pak muaj më parë, e dënoi me 12 muaj heqje lirie me kusht Rrapajn, për shpërdorimin e grantit japonez për pastrimin e disa magazinave dhe blerjen e pjesëve të këmbimit për makinat e rënda të bujqësisë. Sipas vendimit të djeshëm, të dhënë nga togat e zeza, Rrapaj u deklarua fajtor për disa shpërdorime të fondeve të marra gjatë projektit të grantit japonez, në lidhje me modernizimin e fabrikave të përpunimit dhe prodhimit të vajit të ullirit në Shqipëri. Ky projekt u realizua në qytetin e Vlorës, ku ish-kreu i “2KR”-së, Rrapaj u kishte premtuar disa pronarëve të kultivimit të vajit të ullirit në Vlorë se do t’iu jepte kredi për të blerë pajisje moderne përpunimi. Por në vend të këtyre pajisjeve, fermerët kanë marrë dy kazanë të mëdhenj, të cilat Rrapaj i kishte faturuar me vlerën 12 milionë lekë.
 
0 Comments:
Post a Comment