Greqia, riatdhesim te burgosurve te huaj

ATHINE - Autoritetet greke vendosin te kthejne ne burgjet e vendeve te tyre te gjithe shtetasit e huaj qe vuajne denime ne territorin helen. Kete e ka deklaruar ministri i Drejtesise se Greqise Sotiris Haxhigakis, i cili mori pjese ne Madrid te Spanjes, ne konferencen e 28-te te ministrave te Drejtesise, ne kuadrin e samitit te radhes te 47 vendeve te Keshillit te Evropes. Shkak eshte bere numri i madh i te burgosurve dhe te arrestuarve ne Greqi, qe tejkalojne kapacitetet per te cilat jane ndertuar godinat.

"Plani perfshin dhe shkembimin e te denuarve midis vendeve te Keshillit te Evropes, duke u mbeshtetur edhe ne faktin e mbipopullimit te qelive ne burgjet tona”, ka thene Haxhigakis per televizionin shteteror grek ERT, pas kthimit nga takimi nderministror.

Haxhigakis u beri thirrje homologeve te 47 vendeve te Evropes qe te pranojne kerkesen helene per transferimin e te huajve te burgosur. Te pakten gjysma e 11 mije te burgosurve ne Greqi, jane te huaj, pohoi Haxhigakis, duke shtuar se nder afro gjashte mije te huaj te burgosur, 2 700 jane shqiptare, 700 nga vendet e BE-se dhe njemije te tjere nga vendet e KE-se. Kurse pjesa tjeter i perkasin kontinenteve te tjera. Ne kete pike, Haxhigakis kujtoi se “sistemi grek i vuajtjes se denimeve te dhena nga drejtesia nuk mundet te mbaje me brenda tij shtetasit e huaj qe kane kryer vepra penale”.

Nderkohe, ministri evidentoi se ka vendosur te realizoje brenda muajve ne vazhdim nismen e ndermarre. “Une kam vendosur te bej teme dite transferimin e te burgosurve ne mbledhjet e KE-se apo dhe BE-se, si dhe me takime dypaleshe me homologe te mi ne te gjithe Evropen”, siguroi ministri helen i Drejtesise, Sotiris Haxhigakis. Ai theksoi se te huajt qe do te transferohen, duhet te vuajne nje me nje vitet e mbetura nga denimet e marra ne Greqi.

Ne Greqi, sipas te dhenave zyrtare, gjenden ne burgje 11 mije te denuar, ndersa kapaciteti i tyre eshte vetem 7 500 persona dhe ka gati 3 500 te burgosur mbi kapacitet. Shumica e te denuarve te huaj ne Greqi, sipas raportit zyrtar te Athines, jane shqiptare dhe pjesa tjeter u perket vendeve te ndryshme te rajonit, kryesisht emigrante rezidente. Ne kete pike, autoritetet helene ngrene duart lart, duke pranuar se sistemi i sotem i burgjeve nuk mund ta perballoje kete dendesi prurjesh. Ne fakt, edhe para tre vjetesh, pala greke shtroi problemin e riatdhesimit te te burgosurve te huaj, por asnje nga shtetet evropiane, perfshire vendi yne, nuk shprehen gatishmeri per t’u perballur me nje vale te re “te pastrehesh” per burgjet shqiptare. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors