Federata pergatit largimin e Baricit

Gjithcka eshte e kurdisur ne menyre te atille per t’i hapur rruge Srecko Katanecit, trajnerit aktual te Maqedonise

Me sa duket, rruget e Shqiperise dhe Oto Baricit do te ndahen perfundimisht ne mbylljen e eliminatoreve per ne Evropianin Austri-Zvicer 2008. Ndeshjet me Bjellorusine dhe Rumanine mund te jene te fundit per plakushin kroat ne krye te stolit kuqezi dhe kjo ne baze te nje skenari te mirehartuar, qe, gjithsesi, mohohet me force nga federata, ndonese informacioni ka rrjedhur pikerisht nga zyrat e katit te dyte.

“Oto rri me ne” do te jete nje parulle-kerkese qe, me sa duket, nuk do te miratohet nga ana e FSHF-se. Linja e ndjekur nga presidenti Duka ka ndryshuar kurs dhe i shumembeshteturi Baric tashme eshte nderruar ne te padeshiruarin Baric. Ende nuk dihen arsyet e ketij ndryshimi 180 gradesh, por peshperitjet e korridoreve theksojne nje influence te forte nga ana e atyre qe i rrine prane presidentit per ndryshim te kreut te stolit kuqezi. Motivacioni? Baric eshte bere shume autoritar per t’i nderhyre ne punet e tij dhe kjo demton te tretet, qe nuk mund te shfrytezojne hapesirat dikur te pranishme ne Kombetare.

Menyra me e mire per ta shmangur plakushin kroat eshte pagesa. Perpara ndeshjes miqesore ndaj Maltes, Baric ka deklaruar hapur se nuk pranon nje oferte inferiore ndaj asaj aktuales: “Nje drejtori qe ben nje ndermarrje te funksionoje mire, nuk mund t’i jepen me pak para”, ka perifrazuar asokohe kroati. Duke ditur qendrimin e tij, skenari i largimit te Baricit eshte i qarte: oferta do te jete e ulet, shume me pak nga paga aktuale dhe kjo do ta detyroje Baricin te largohet vete. Asnje skandal, asnje ngritje zeri, thjesht pakenaqesi kundrejt pageses, menyra me e mire per te hequr qafe nje punemarres.

Deshira per te hequr Oto Baricin ka lindur nga nje tjeter deshire, ate te punesimit te Srecko Katanecit, qe nga ana e tij ka deklaruar ne nje prononcim per sajtin albanasocer se “ju them me shume sinqeritet se nuk kam pranuar asnje oferte nga Shqiperia. Nuk me ka kontaktuar askush dhe, tek e fundit, aktualisht nuk po mendoj per Shqiperine”. Por, ne fakt, gjerat duken se jane kurdisur ne tjeter menyre dhe se FSHF-ja nuk heq dore nga fiksimi i radhes, ndryshimit te trajnerit, ndonese kroati me punen e tij ka arritur ta shnderroje Shqiperine ne nje kombetare dinjitoze.

Kroati sot vjen ne Tirane

Trajneri i perfaqesueses kuqezi, kroati Oto Baric, do te vije sot ne Tirane, ku do te zhvilloje raundin e radhes te bisedimeve per zgjatjen e kontrates se tij me federaten shqiptare deri ne perfundim te eliminatoreve te Kupes se Botes 2010. Ai do te takohet me presidentin Duka dhe pritet qe pas seances se sotme te konturohet rruga drejt kontrates se re. Sic dihet, kerkesa e Baric eshte minimumi ruajtja e parametrave aktuale te kontrates.

Strakosha takon Katanecin?

Eshte nje nder personat me influente te presidenti Duka dhe, sipas asaj qe, pa dashur, ka dale jashte zyrave te federates, ka udhetuar drejt Sllovenise per te takuar Katanecin. Behet fjale per Foto Strakoshen, emisarin e federates dhe nje prej emrave pro ndryshimit (jozyrtarisht) te pankines kuqezi. Ish-portieri i Kombetares, ka fluturuar nga Greqia drejt Lubjanes per t’u takuar pikerisht me sllovenin e famshem per te ngritur piketat e para te kontrates. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors