Shqetesimet e fundit ne ekonomine boterore, te krijuara nga problemet me tregun e shtepive ne SHBA dhe me rritjen e cmimit te naftes, do te ndikojne negativisht ne rritjen ekonomike globale ne vitin 2008. Ne kete konkluzion ka dale Bordi i Drejtoreve te Fondit Monetar Nderkombetar qe eshte mbledhur keto dite ne Uashington.
Nga keto zhvillime rrisqet ne ekonomine boterore jane shtuar. FMN ne analizen e saj ka shpallur se, rritja boterore ekonomike do te ulet nga 5,2 per qind, qe pritet te arrije ne 2007, ne 4,8 per qind ne 2008, nderkohe qe ne vitin 2006 rritja ekonomike e globit ishte 5,4%. Bankat qendrore ne vendet e zhvilluara kane luajtur nje rol kritik ne sigurimin e funksioneve ne tregjet e parase. Ne disa kohe bankat qendrore jane vene ne dileme per te mbajtur ne kontroll stabilitetin e cmimeve, duke rritur normen e interesit, por nga ana tjeter kjo sjellje ndikon ne frenimin e rritjes ekonomike. Drejtori i FMN-se, Rodrigo de Rato, deklaroi: "Eshte e qarte qe eshte prekur rritja ekonomike, por jo ne menyre dramatike. Megjithate: po ashtu eshte e qarte qe rreziqet per ekonomine boterore jane sot me te medha sesa ishin gjashte muaj me pare, kur u takuam ne prill". Ekonomia boterore eshte prekur jo vetem nga pasojat e krizes kreditore, por ne sistemin financiar jane rritur mungesat e baraspeshave, proteksionizmi eshte rritur dhe cmimi i naftes eshte rritur ne nje nivel rekord. Sipas mendimit te drejtorit te FMN, Rato, puna eshte qe nga kriza te nxirren mesimet e duhura. Qe ne kete kuader kompetenca e Fondit Monetar Nderkombetar eshte e domosdoshme, kjo eshte e vetekuptueshme per drejtorin e FMN-se. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment