Kredia per shtepi, interesi zero per 6 muaj

Konkurrenca e bankave te nivelit te dyte per kreditimin e individeve, sidomos per blerjen e shtepive, ka arritur kulmin. Ofertat e reja ne kete drejtim jane gjithmone te pranishme.

Tirana Bank njoftoi dje daljen ne treg te formes me te re te kredise per shtepi. Oferta ne fjale nuk kerkon shlyerje te interesit te kredise te pakten per 6 muajt e pare. Pra, klienti do te shlyeje vetem kestin mujor pa asnje norme interesi nga ana e bankes per 6 muajt e pare, ndersa ne vazhdim ai do te vazhdoje te paguaje nje interes 3,5% plus euribor. Kjo forme e re kredie, e cila ka kushte te favorshme jo vetem ne normat e interesit, por edhe kushtet e tjera, si financim 100% i shumes se kerkuar nga klienti, kohezgjatje te shlyerjes se kredise 25 vjet, 0% komisione per transferimin e kredise nga bankat e tjera, e mjaft te tjera. Ndersa klienti perballet vetem me kushtet e zakonshme qe duhen plotesuar prej tij per marrjen e kesaj kredie, si stabiliteti ekonomik me nje page te verifikueshme, hipoteke apartamenti, garanci te besueshme nga ana e bankes, nje moshe minimale nga 18 vjec. Tirana Bank, anetare e grupit Bankar te Pireut, nisi te operoje ne Shqiperi ne shtator te vitit 1996, si institucioni i pare bankar me kapital privat me licencen e nje banke universale. Sot kemi nje pozicion te forte ne tregun vendas, me 14% te tregut ne kredi dhe asete, te cilat kapin shifrat e €516.5 milione (30.07.2007) dhe nje total prej 369.4 milione euro ne depozita. Nepermjet rrjetit te 37 degeve dhe agjencive tona te shtrira ne kryeqytet dhe 14 qytete te tjera te Shqiperise, Tirana Bank ofron nje game te gjere e gjithnje ne rritje produktesh, te cilat jane pershtatur per tregun lokal si depozita, shkembim valuator, visa credit card, visa elektron debit card, pagesa nderkombetare, ceqe udhetimi, sherbim ATM 24 ore, infobank (call center) e mjaft te tjera.(KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors