Sistemi bankar e ka nismen e tij ne Babiloni para rreth 3 mije vjetesh. Shkaktar per zbulimin e tij eshte ari. Pasi zoteruesit e arit nuk kane mundur te mbajne me vete metalin e rende, e kane lene nen kujdesin e ndonje miku, te i cili kane pasur besim. Ndersa ai u ka dhene nje cope pergamen ose lekure me nenshkrimin ose vulen e tij.
Me vone, cdonjeri qe ia ka sjelle ate vertetim ruajtesit, ka mundur ta marre arin. Gjate kohes ky sistem behet i njohur. Njerezit specialiste e gjithnje me profesionale behen ruajtes te arit dhe ata fillojne t'i ruajne arkat e shume njerezve te pasur. Ne pjesemarrjet e tyre tregtare, pronaret e arit me vone fillojne qe ato vertetime t'i nderrojne ne mes veti, keshtu qe nuk ishte e domosdoshme qe ari te merrej prej ruajtesit. Beheshin vetem nderrime te pronareve. Ne kete menyre te ruajtesit grumbullohej ari dhe gjerat e cmueshme. Edhe pse ky metal i shtrenjte nuk ishte i tyre, ruajtesit fillojne t'ua japin hua tregtareve te tjere, te cilet iu paguanin nje perqindje per shfrytezimin e tij. Me vone keta ruajtes te arit dhe te gjerave te cmueshme behen te njohur me emrin fajdexhinj. Ne kohen e mesme fajdeja u ndalua. Pak me vone, ne kohen e kryqezatave u rrit shume tregtia ne Evrope, gje qe krijoi kushte per formimin e bankes se pare nderkombetare.
Aty nga gjysma e shekullit te XV, Kosimo de Medici e themeloi nje banke nderkombetare me seli ne Firence. Kjo ndoshta eshte banka e pare, me e perkryer ne ate kohe, me perfaqesite e saj ne qytetet e tjera italiane, si dhe ne Avinjon dhe Londer. Ne filialin romak banka i ruante llogarite dhe avaret e Papes. Fajdeja qe fitonte banka ishte 10 per qind. Ne shekullin e XVI importohen prej Amerikes Jugore ne Spanje sasi te medha te arit, gje qe jep idene dhe mundesine per kreditim. Gjate ketij shekulli themelohen edhe bankat e para moderne, prej te cilave disa ekzistojne edhe sot e kesaj dite: Banka di Santo Spirito ne Rome, Monte de Peata ne Napoli dhe Banka di Palermo ne Sicili. Keto banka e kane financuar tregtine nderkombetare, grumbullojne fitime te medha prej fajdeve dhe me shume prej dallimit te valutes. Faza me e rendesishme ne zhvillimin e bankave paraqitet ne momentin kur ato fillojne te sherbehen me parate e huaja dhe kur fillojne t'i shfrytezojne deponimet dhe kursimet e njerezve. Ata iu paguajne deponuesve njefare dhurate minimale, kurse parate e tyre ua japin njerezve te tjere, organizatave dhe shteteve me kamata shume me te medha.
Nga mesi i shekullit XVII lordi britanik Rothshild sjell nje sistem shume me modern dhe me te perkryer bankar. Ai i dergon pese djemte e tij ne kryeqytetet financiare te Evropes: ne Paris, Vjene, Napoli, Frankfurt dhe Londer. Rothshildi formon edhe sistemin me te shpejte komunikativ me pellumba, korriere dhe agjente te vet.
Njeri nder faktoret me te rendesishem per suksesin e Rothshildit eshte informimi i tij i gjere i jashtezakonshem politik dhe ekonomik. Prej mbarimit te lufterave te Napoleonit, ne vitin 1815 e deri ne fillim te shekullit XX, Londra ka qene qender boterore financiare dhe qyteti me i pasur. Nga e tere bota arrinin pasuri dhe pará ne Londer, sepse konsiderohej se ai eshte vendi me i sigurt dhe me i dobishem per t'i deponuar parate, si dhe per te marre hua.
Bankat dhe paraja, si lindi inflacioni
Kahmoti ari ka filluar te luaje rolin e dores se pare ne jeten ekonomike te shteteve. Baza e arte e parave ka vlere shume te madhe. Vlera e metalit te verdhe eshte caktuar nga tregu i lire, do te thote nga parimi i kerkeses dhe ofertes. Vlera e arit nuk caktohet me nga tregu i lire, por nga pese tregtaret me te medhenj boterore. Dy here ne dite ne Londer, pese manjatet edhe caktojne cmimin e arit me te cilin ate dite ai do te shitet dhe do te blihet.
Pas vdekjes se "Mbretit Diell" Lugjit XIV, ne vitin 1715 Franca u gjend para bankrotimit te teresishem. Nje irlandez, i gjykuar per vrasje, arrin te strehohet ne France dhe ta binde qeverine franceze, se eshte ne gjendje ta shpetoje ekonomine e saj. Irlandezi, i cili quhej Zhan Lou, fiton te drejten ekskluzive, me dekret mbreteror, qe ta furnizoje shtetin me pará. Ai leshoi ne qarkullim me shume para se sa kishin mbulese te vertete ari dhe ne kete menyre per nje kohe te shkurter i lau borxhet e shtetit. Te gjithe e levdonin si gjeni te ekonomise, pa e pasur te qarte se cka do te ndodhte me vone. Teprica e parave, qe i leshoi ai ne qarkullim, e zvogeloi si teresi vleren e vertete te parave. Bankat private dhe ato qe kane pasur dhe kane monopol mbi parate fillojne qe arit t'i shtojne perzierje te ndryshme, si baker dhe metale tjera te padobishme, gje qe e zvogelon vleren e vertete te parave dhe ne kete menyre bankat pasurohen pa mase. Monedhat e tyre te para kane permbajtur 60 per qind argjend te paster, pas kesaj gjate 60 vjeteve te ardhshme ne shenjat e monedhave te tyre ka vetem mbeturina te argjendit. Ato hyjne ne qarkullim dhe i zevendesojne parate. Menyra tjeter e inflacionit shkaktohet atehere kur shteti i mbledh te gjitha monedhat e arta dhe te argjendta dhe i nderron me monedha te ndonje metali me te lire, sic eshte bakri, alumini, etj. I tille eshte rasti ne SHBA ne kohen e administrates se Lindon Xhonsonit. Shtetet e Bashkuara kane pasur mbeshtetje ari te parave deri ne prill te vitit 1933, kur kryetari Ruzvelt jep urdher qe te gjithe amerikanet ta dorezojne arin dhe monedhat e arta te Rezerves Federale, e cila i paguan me bankenota te letres. Ligji per mosdorezimin e arit ne banka ka parapare 10 mije dollare denim dhe 10 vjet burgim.
Keshtu parate u shnderruan ne potencial i shoqerise se civilizuar. Po qe se parate eliminohen ose zvogelohet qarkullim i tyre, rezultatet do te jene katastrofike. Fitohet depresion.(KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment