Qe kur euro u fut fizikisht ne tregje ne vitin 2002, konsumatoret shqiptare, biznesi dhe institucionet e kane vleresuar si nje valute te besuar dhe te forte per te mbajtur kursimet, per te kryer transaksionet dhe investimet gjithashtu. Dalengadale afeksioni per dollarin qe ishte po kaq popullor para 5 vitesh u zhvendos ndaj euros, por institucionet duket se ende nuk kane harmonizuar raportimet. Keshtu te ardhurat doganore llogariten me kurs kembimi dollarin, ndersa bilanci i pagesave nga Banka e Shqiperise, ku perfshihet tregtia me jashte raportohet me euro.
Prodhimi i Brendshem Bruto bashke me te ardhurat per fryme raportohet ne dollare, ndersa disa tregues buxhetore raportohen ne euro. Ekonomia private qe nga dalja e euros ne qarkullim per shmangur humbjet qe solli zhvleresimi i dollarit, nisen te shesin banesat ne euro, te ruanin kursimet po ne kete valute. Sherbimet e transportit detar dhe ajror ofrohen ne euro dhe pjesa e me e madhe e sherbimeve turistike nga vendasit ofrohen ne monedhen evropiane. Ky masivitet perdorimi e ka bere euron po aq popullore sa lekun dhe dollarin, por institucionet ende nuk kane nje pikepamje te qarte per perdorimin zyrtar te kesaj valute, pasi zevendesimi i monedhes vendase me euron paraqet nje domosdoshmeri, per shkak te detyrimeve te integrimit te vendit ne BE. Aktualisht, sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, zevendesimi i lekut me euron eshte 36 per qind. Ne vende te tjera te rajonit zevendesimi i monedhave kombetare me euron eshte me i larte.
Integrimi ekonomik e politik ne Bashkimin Evropian, si nje aspirate e shprehur mbarekombetare, dikton ceshtjen se kur do te ndodhe zevendesimi i lekut me euron dhe ne cfare afati kohor. Selami Xhepa, keshilltari i Kryeministrit per ekonomi, disa vite me pare ka bere nje studim per kete ceshtje, i pari qe ka hapur nje debat ekspertesh ne lidhje me adoptimin e euros.
Xhepa ka shprehur ne studimin e tij se, ristrukturime te rendesishme te ekonomise mbeten qe te realizohen ne vitet ne vazhdim. Ne keto kushte, burimet kryesore qe mund te shkaktojne lekundje te kurseve nominale te kembimit, mbeten ndryshimet ne performancat e produktivitetit, formimi i pagave, politikat monetare dhe fiskale, fuqia e institucioneve financiare dhe goditjet e jashtme te ekonomise. Megjithese fuqia e veprimit te ndonje prej faktoreve te mesiperm, ndoshta nuk eshte verejtur deri tani per shkak te dobesive apo te politikave jokonsistente, paralelisht me konsolidimin e reformave dhe me konsolidimin e tregut, ndikimi i tyre do te jete i rendesishem ne vitet qe vijne. Kjo do te thote, qe rruga drejt anetaresimit ne bashkimin monetar duhet te jete nje proces i fazuar kohor, per te fituar nje eksperience te mjaftueshme operacionale ne menaxhimin e nje regjimi stabel te kurseve te kembimit.
Megjithese formulimi i afateve kohore te sakta per hyrjen formale ne Eurozone do te dukej jorealist, percaktimi i nje afati kohor per arritjen e konvergjences monetare, do te ishte i domosdoshem per orientimin e politikave monetare ne afat te gjate.
Nje alternative tjeter, sipas Xhepes, do te ishte euroizimi i njeanshem i ekonomise. Kjo do te thote qe euro te shpallet si monedha ligjore e vendit, akoma pa u bere pjese e Bashkimit Monetar Evropian. Kjo do te ishte nje menyre mjaft e shpejte dhe do te pershpejtonte edhe anetaresimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Ndjekja e eksperiencave te vendeve te tjera te rajonit do te ishte rruga e duhur e levizjes ne te ardhmen. Kjo do te siguronte njekohshmerine e pergatitjes se Shqiperise per te aderuar ne strukturat politike, ekonomike dhe monetare te BE-se, ashtu sikurse po veprojne dhe
vendet e tjera te rajonit. Heqja dore nga monedha kombetare dhe futja ne perdorim e monedhes se nje vendi te huaj, e nje monedhe te forte dhe me rol te rendesishem ne transaksionet nderkombetare, nuk eshte nje shpikje e re. Akademike nga shume vende te Evropes Qendrore dhe Lindore dhe ish-republika te Bashkimit Sovjetik po bejne thirrje per adoptimin unilateral te euros si monedhe kombetare. Edhe ne Ballkan, mjaft prej vendeve i kane dhene euros nje status ekskluziv. Ne thelb, megjithese eksperiencat e vendeve qe adoptojne monedhen e nje vendi tjeter, nje monedhe te forte dhe me nje status te rendesishem ne transaksionet nderkombetare, jane te rralla, paradigma "nje vend, nje monedhe" eshte vene ne pikepyetje. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment