Nje 43-vjecar akuzohet se ka hyre me force ne shtepine e fqinjes dhe tentoi ta perdhunoje. Por zonja e shtepise e ka pikasur dhe arriti te largohej para se i dyshuari Avni Preni ta kapte me force. Burime zyrtare te policise thane se, pas denoncimit te kryer nga e demtuara rreth te 35-ve, shoqeruan dhe ndaluan 43-vjecarin Preni, nen akuzen e “marredhenies seksuale me dhune me te rritura te mbetur ne tentative” dhe “dhunimit te baneses”.
Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ne lagjen Kombinat, ne periferi te kryeqytetit, ndersa arrestimi u krye diten e djeshme. Burime te policise thane per gazeten “KJ” se, gjate deshmise se dhene, Preni ka thene se ishte i dehur ne momentin qe ka hyre ne banese. Pasi ka deshtuar ne veprimin e kryer, 43-vjecari eshte rikthyer ne banese, ndersa e zonja e shtepise ka denoncuar ne Komisariatin nr. 2 te Tiranes. Por Preni ka mesuar per hetimet e policise dhe mesohet se eshte perpjekur qe te largohet. Ndalimi i te dyshuarit eshte bere gjate kohes qe perpiqej te fshihej pas shpalljes ne kerkim. Burime zyrtare thane se dosja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, qe do kryeje hetimet e metejshme. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment