Dita e Turizmit, me valle ne Tirane

Kane mjaftuar nje seri vallesh popullore, te luajtura nga trupa e Ansamblit Kombetar te Kengeve dhe Valleve, per te thyer monotonine e per te terhequr vemendjen e te pranishmeve ne festimet e Dites Boterore te Turizmit, te zhvilluar dje ne Tirane. Ne te hyre te Galerise se Arteve ne kryeqytet, krahas valltareve profesioniste, pasditen e djeshme i ishte lene hapesire prezantimi edhe destinacioneve kryesore turistike, kulturore e natyrore te vendit. Pikerisht ne kete minipanair turistik, krahas stendes modeste te Entit te Turizmit, ishin rreshtuar edhe stendat e qyteteve kryesore te vendit si: Durresi, Shkodra, Korca, Gjirokastra, Saranda etj., te cilat shperndanin broshura dhe materiale te tjera promovuese. Po ashtu, ne stenda gjendeshin edhe operatore private si: hotele, agjenci turistike etj.

Nje grup i rastesishem turistesh iu bashkua ketij minipanairi duke u perfshire ne vallet tradicionale me qeleshe ne koke. Post ketij fakti, numri i vizitoreve te tjere mund te konsiderohet modest. Keshtu, gati e gjithe pjesa tjeter e te pranishmeve perkonte me vete organizatoret apo stafet e stendave turistike. Nderkaq, nuk kishte si te mungonte ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, i cili gjate fjales se shkurter pershendetese theksoi ecurine pozitive, qe po njeh turizmi shqiptar kete vit. “Ka nje numer te madh vizitoresh, jo vetem ne zonat bregdetare, por edhe ne parqet arkeologjike”, u shpreh ministri Pango. Edhe John Brannaman, perfaqesuesi i Agjencise se Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar, USAID, ne Tirane vleresoi potencialet turistike te vendit tone. “Shqiperia ka se cfare te ofroje per nje game te gjere turistesh”, u shpreh shefi i misionit te USAID.

Dita e Turizmit perkoi edhe me festimet e Javes Evropiane te Trashegimise Kulturore. Ne brendesi te Galerise se Arteve te pranishmit munden te vizitonin nje ekspozite me rreth 30 fotografi, qe theksonin bukurite natyrore dhe atraksionet kulturore nga Jugu ne Veri, te titulluar “Shqiperia Turistike ne Fokus”.

Ky minipanair ishte rezultat i bashkepunimit ndermjet te gjithe aktoreve te industrise turistike, qeverise lokale dhe qendrore, biznesit privat, donatoreve dhe organizatave joqeveritare, pergjegjese per turizmin. Pesha kryesore e organizimit i takoi projektit EDEM te USAID-it dhe Ministrise se Turizmit. Ne kete kuader, EDEM mundesoi gjate paradites se djeshme edhe nje seminar prezantues per Gjeo-Turizmin. Edhe vitin e kaluar kane qene te njejtet aktore, te cilet nuk e kane lene te kalohet ne heshtje kete dite. Turizmi eshte nje nga sektoret qe mund te ndryshoje ekonomine e vendit, duke nisur nga banoret e zonave me te thella malore e deri tek hotelet me shume yje ne qender te Tiranes. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors