Popuj dhe zakone, ja c’duhet te dije nje turist

Udhetimi eshte hobi juaj? Para se te niseni drejt nje vendi te panjohur, duhet te informoheni mbi zakonet dhe stilin e jeteses se banoreve. Kjo do t’ju shpetonte nga sikleti i perballjes me situata te pakendshme. Rregullat e miresjelljes, domethenia e rrobave qe mbajme veshur e deri te sjellja ne tavoline, qe te gjitha keto marrin interpretime te ndryshme ne popuj te ndryshem te planetit, interpretime te cilat me se pakti mund te kaperdihen me nota humori, por edhe qe edhe mund t’ju kushtojne shtrenjte, nese nuk i respektoni.

Cfare te vesh?

Pantallona xhins, kanotiere, shapka me nje gisht e te tjera veshje si keto jane pjese e turisteve ne mbare boten, por jo kudo jane te mirepritura. Per vendet islamike dhe arabe kanotieret dhe pantallonat e shkurtra, kur perdoren nga grate, madje edhe nga burrat, mund te tingellojne si nje fyerje e hapur. E njejta gje ndodh edhe ne Orientin e larget, pasi lakuriqesia konsiderohet si privilegj i klasave te uleta.

As edhe veshja “casual” nuk vleresohet teper. Nese veshjet xhins jane me se te zakonshme te ne, nuk ndodh keshtu per shume shtete te tjera. Ne Australi, xhinset konsiderohen nje veshje pune e destinuar per pune fshati. Mos beni gabim te shkoni per darke informale me kete veshje. Ne Iran, Siri dhe shume vende te tjera te botes arabe, xhinset perceptohen si veshje e djallit. Nese i vishni dhe ecni rruges, mund te ndodhe qe t’ju fyejne apo peshtyjne para kembeve.

Shapkat me nje gisht ne Kore konsiderohen si shenje njohese e prostitutave, ndersa kemba zbathur ne Kine eshte nje objekt i vertete seksual. Ne Zimbabve, Zambia dhe Botsvana, kemishet dhe pantallonat me stil ushtarak jane rreptesisht te ndaluara per popullsine civile.

Shtyhu pak! Udhetoni ne cift, duke qene gjate gjithe kohes ngjitur me partnerin tuaj? Ne Brunei kjo sjellje konsiderohet e pahijshme dhe mund te sjelle edhe arrest. Ne Afrike gjeste te tilla jane skandaloze, madje edhe kapja per dore. Ne shume vend te Azise Juglindore edhe shtrengimi me i thjeshte i dores shihet me sy te keq. Keshilla eshte te respektoni hapesiren e tjetrit dhe te prisni gjithmone qe padronet e shtepise te bejne levizjen e pare. Ne Australi, beni kujdes me sjelljen me parate ne kase. Nese i lini parate ne tavoline apo ne sportel, konsiderohet fyerje. Me mire jepjani personit direkt ne dore. Cuditerisht, ne Japoni eshte praktikisht e ndaluar te perdorni parfum. Madje, ne Kanada parfumi bezdis aq sa edhe pirja e duhanit.

Ne tavoline me armikun. Nese jeni ne Kine, mos u bazoni ne edukaten qe keni marre nga prinderit per te mos e bere pis tavolinen gjate ngrenies. Pikerisht ne Kine, duke derdhur orizin, apo pika salce soje ne tavoline, tregon se ju ka pelqyer gatimi. Ne Japoni, para se te rrembeni ushqimin e ofruar, duhet qe ta shijoni ate thjesht, duke e pare pjaten, edhe nese po vdisni per te ngrene. Japonezet deshirojne qe tavolina e shtruar te vleresohet per proporcionet, ngjyrat dhe kompoziten. Ne Indi dhe ne Nepal, para pershendetjes ne fund te darkes, te gjithe pastrojne dhembet me gargara. Ne vendet islamike duhet te beni kujdes me doren, me te cilen merrni ushqimin, apo me te cilin ia kaloni fqinjit tuaj. Keto gjeste duhen bere gjithmone me doren e djathte, pasi e majta eshte destinuar per veprime me pak te fisme, si pastrimi i trupit.

Me fal, ku eshte banja?

Ne disa vende, nevojat fiziologjike duhet te mbeten mister. Nese keni nevoja personale dhe ndodheni ne Rusi apo Ukraine eshte e udhes qe kerkimin e tualetit te mos e beni fjale me asnjeri, pasi argumenti shkakton siklet te madh. Ne SHBA eshte e pasjellshme trokitja ne porte per te kerkuar nese eshte e lire. Per amerikanet, nese dera eshte e mbyllur do te thote se dikush eshte brenda, nese eshte e hapur mund te hyni. Keshtu, ndryshe nga edukata jone, nese dilni, lereni deren hapur. Nese jeni ne Kore dhe trokisni, personi qe ndodhet brenda do te trokase nga ana e vet, shenje kjo qe ju fton te hyni.

Ne fshatrat e Indokines, grate i kryejne nevojat e tyre ne rruge, te sigurta qe meshkujt ndjekin thenien se “grate nuk duhen pare”; nuk shqetesohen per t’u fshehur. Edhe ju, si turiste, nuk duhet te shihni.

Bakshish apo jo? Lenia e me shume te hollave sesa tregon fatura qe keni marre, thene ndryshe bakshishi, eshte nje sjellje e perhapur nga turistet. Megjithate, londinezet nuk lene asnje bakshish per taksistet, pasi do te ishte sikur t’i linin te holla makinistit te trenit. Pergjithesisht, ne vendet nordike sherbimi perfshihet ne cmim, edhe per taksite, dhe nuk lihet bakshish. Edhe ne Australi, bakshishi perdoret shume pak, madje as edhe ne taksi, ku nese udhetoni vetem duhet te keni parasysh qe te uleni perpara me taksistin. Ne SHBA, bakshishi eshte nje obligim per konsumatorin, ne masen 15 deri 20 per qind te fatures, pasi cmimi nuk e perfshin sherbimin. Edhe ne Kine, bakshishi eshte i mirepritur, por ne bare, restorante apo hotele nuk duhet te thoni kurre “faleminderit”. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors