Arrestohet “rektori” i Tiranes

Arrestohet “rektori”, i universiteteve te Tiranes. Pas tre muajsh pergjimesh e survejimesh, dy te arrestuarve ne muajin korrik te ketij viti, i shtohet edhe nje tjeter, gjate operacionit te koduar “Laminatori 2”. Agjentet e infiltruar te Krimit Ekonomiko-Financiar te kryeqytetit arrestuan mengjesin e djeshem Josif Kadriaj, te akuzuar per falsifikimin e diplomave, deftesave, lejeve te ndertimit e deri te nxjerrja e pasaportave. Nje numer i madh dokumentesh e vulash u sekuestruan ne fund te aksionit, nderkohe qe burime zyrtare thane se 47-vjecari i arrestuar dyshohet si bashkepunetor i dy te arrestuarve ne muajin korrik, te “21 Dhjetori”.

Pak para se te gdhinte dita e djeshme, agjentet kane planifikuar zhvillimin e operacionit ne rrugen “Ali Demi” te Tiranes. Mbi 20 uniforma blu jane angazhuar ne kete veprim operacional, qe ka perfunduar oret e para te mengjesit. “Josif Kadriaj, 47 vjec, u ndalua nga agjentet e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Krimit te Organizuar, pasi ne banese iu gjeten nje numer i madh dokumentesh te falsifikuara”, tha Alma Katragjini, zedhenese e policise se kryeqytetit. Operacioni u deklarua si vazhdim i “Laminatorit 1” ne muajin korrik, qe zbuloi bazen e falsifikimeve te dokumentacioneve, vertetimeve e vulave te institucioneve. Burime policore thane se Kadriaj merrte porosite dhe me pas punonte ne shtepine e tij, qe e kishte kthyer ne nje baze falsifikimesh.

Hetimet ndaj njeriut qe konsiderohej si “rektor” per mundesite e nxjerrjes se diplomave false, deftesave e vertetimeve, kane nisur te pakten tre muaj me pare. Josif Kadriaj njihej edhe si mjeshter i nxjerrjes se pasaportave, apo lejeve te ndertimit. Ka sherbyer kapja e nje personi me dokumente te falsifikuara ne kryeqytet qe ka zberthyer rrjetin e dyte dhe bazen e fshehte. Burime zyrtare thane se Kadriaj ka qene i proceduar dhe me pare penalisht per falsifikim te letrave me vlere, ndersa tani akuzohet per “falsifikim te dokumenteve shkollore, leternjoftimit apo vizave, vulave, stampave ose formulareve”, si dhe “prodhimit te mjeteve per falsifikim te dokumenteve”. Dosja ka perfunduar ne Prokurorine e Tiranes, per hetime te metejshme.

Materiale te sekuestruara

Vule rrethore e “Universitetit te Tiranes”, Fakulteti i Shkencave te Natyres

Pasaporta izraelite

Pasaporta shqiptare

Pasaporte italiane

Fleta te pasaportes italiane, 3 cope

Tre kapake pasaportash

Leje ndertimi

Procesverbal i perfundimit te objektit dhe sistemi i territorit

Procesverbal i perfundimit te karabinase

Procesverbal i perfundimit te themeleve

Tre dokumente te paplotesuara me logon “Keshilli i Rregullimit te Territorit te Bashkise Elbasan”

Leje ndertimi

Laminator me kapake



Operacioni “Laminatori 1”

Gjate operacionit “Laminatori 1”, i zhvilluar me 5 korrik te ketij viti, rane ne pranga Eno Mucollari, 46 vjec dhe Qazim Hysko, 49 vjec, te dy banues ne Tirane. Hysko ka qene i denuar me pare per ”falsifikim te dokumenteve”. Keta dy persona u kapen ne banesen e Eno Mucollarit, ne afersi te ”21 Dhjetorit”, duke falsifikuar pasaporten e nje personi te trete. Nje dhome e kesaj banese ishte adaptuar si baze per kryerjen e falsifikimeve te dokumenteve. Ndaj dy personave u mor masa e arrestit ne flagrance per nje sere akuzash. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors