Kryeministri Berisha prit sot në një takim zotin Thomas Mek Kiver, Drejtor i Zyrës së Sigurisë së NATO-s dhe Këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet e Sigurisë.
Gjatë takimit, Kryeministri Berisha e njohu zotin Mek Kiver me reformat e thella dhe të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të procesit të integrimit në NATO, në të gjitha fushat, ekonomike, politike, të mbrojtjes, në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar, etj. Gjithashtu, Kryeministri shprehu vendosmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për të thelluar edhe më tej këto reforma, për të merituar ftesën për anëtarësim në NATO. Z. Mek Kiver shprehu vlerësimin e tij për ecurinë e reformave, në veçanti punën e bërë për sa i përket sigurisë së informacionit të klasifikuar. Ai e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e plotë të Aleancës në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në NATO…
0 Comments:
Post a Comment