Kamerat e RTK-së xhirojnë grupe të armatosura në kufirin e Kosovës me Serbinë
RTK shfaqi dje nje video ku dukeshin 10 persona te maskuar dhe me arme. Ata shpreheshin te gatshem te luftonin per pavaresine e Kosoves, te vetequajtur AKSH.
“Duke parë kërcënimet serioze, shumë serioze për djemtë e ish-luftave çlirimtare në Kosovë, kërcënimet e paramilitarëve serbë për luftë në Kosovë, se Serbia do të bëjë prapë invazion në Kosovë, jemi detyruar të jemi të përgatitur, më syçelë”, ka thënë personi i maskuar, i cili fliste në emër të këtij grupi të armatosur në xhirimin RTK-së
Ora 22:41 Paraqitja e parë publike e personave që veten e quajnë pjesëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) pas institucioneve te Kosoves ka nxitur edhe ragimin e Serbise. Presidenti Boris Tadic ka thene se kjo lloj propagande jo vetem qe po krijon situate frikesuese per Serbet, por do te ndikoje negativisht ne negociatat qe po mbahen per statusin e Kosoves. Sipas Tadic, shqiptaret jane duke u perpjekur te trembin serbet dhe u ka bere thirrje shqiptareve qe te menjanohen nga akte te tilla dhe te vazhdojne ne rrugen e negociatave ne menyre paqesore me qellim arritjen e nje kompromisi per statusin
Ora 14:28 Ka shkaktuar reagime ne Kosove shfaqja ne televizion e nje reportazhi televiziv për një grup të armatosur, te vetequajtur Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe qe shprehet i gatshem te luftoje per pavaresi.
Pas transmetimit te videos udheheqesit kosovare u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbështesin organet e sigurisë në vend, duke premtuar që vendi shumë shpejt do të ketë forcën e vet të sigurisë dhe të mbrohen në mënyrë institucionale.
Presidenti Sejdiu ka vleresuar te rendesishem reflektimin me maturi te cdo situate qe lidhet me stabilitetin e vendit. Sipas tij eshte e nevojshme qe Kosova te kete struktura institucionale te cilat do t’i lejojne te ndertoje projektin e saj për siguri dhe mbrojtje, në bashkëpunim më faktorin ndërkombëtare. “Kosova nuk mund të jetë e provokuar dhe si e tillë nuk duhet të provokohet nga nxitje për luftë që vijnë përreth saj" tha Sejdiu. Ai shprehu me tej besimin e tij se KFOR do jetë i angazhuar dhe do të reagojë per cdo nxitje që mund të vijnë në forma të ndryshme për destabilizimin e vendit.
Nga ana tjeter kryeministri Ceku tha se shfaqja e individëve të tillë nuk është mesazh i mirë për Kosovën. "Kosova do të ketë forcën e saj të sigurisë dhe do të mbrohet në mënyrë institucionale", tha Çeku, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin organet e sigurisë, sepse "kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur Kosovën dhe paqen e stabilitetin".
Videoja ka ngjallur edhe reagimin perfaqesuesve te NATO-s ne Kosove. Zedhenesi KFOR-it, Bertran Bono ka deklaruar se nese konstatohet se grupe te tilla ekzistojne vertete atehere ato do te trajtohen si te paligjshme pasi sipas tij të vetmet organizata legale që kujdesen për sigurinë në Kosovë jane KFOR-i, Policia e Kosovës dhe UNMIK-u.
Radio Televizioni i Kosoves shfaqi dje nje video ne te cilen dukeshin 10 persona te maskuar dhe me arme. Personat ne video u shprehen se jane pjesetare te Armates Kombetare Shqiptare dhe se jane gati te luftojne per pavaresine e Kosoves.
(news24/kosova/balkanweb)
0 Comments:
Post a Comment