Type your summary here
Policia e antidroges te qytetit verior te Edeses, ne bashkepunim me ekipet speciale te qytetit te Selanikut kane shkaterruar nje grup trafikatesh qe sillnin droge nga Shqiperia ne Greqi. Gjate operacionit policor u arrestuan 4 shqiptare ndersa nje person I peste, edhe ky nga Shqiperia eshte shpallur ne kerkim. Gjithashtu jane konfiskuar rreth 7 kg heroine. Sipas drejtorit te policise se Pelles, Athanasiso Karaxas kohet e fundit, antidroga greke kishte informacion per veprimtarine e nje grupi qe kryente trafikim te sasive te medha te heroines ne gjithe Greqine veriperendimore, sasi e cila vinte nga Shqiperia. Gjate operacionit ne fillim u arrestuan dy shqiptare ne lagjen Neapoli te Selanikut, te cilet po perpiqeshin te shisnin gjysme kile heroine. Organet greke nuk kane publikuar te dhena per identitetin e tyre, pervec moshes se dy personave, perkatesisht 24 dhe 25 vjec. Nje person i trete arriti t’u shpetoje policeve te antidroges greke. Pas rreth nje ore, operacioni vazhdoi ne shtepine baze te personave te arrestuar ku u gjeten dhe u konfiskuan 6,5 kg heorine dhe u arrestuan edhe dy shqiptare te tjere. Sipas policise operacioni vazhdon perderisa mendohet se grupi i trafikanteve ka ne perberje te tij edhe pjestare te tjere. Burime policore thane se eshte kontaktuar edhe me anidrogen shqiptare dhe me policine e kufirit.
0 Comments:
Post a Comment