ELBASAN- Një 29- vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në banesë. Kanë qenë familjarët ata qëe kanë gjetur nën lakun e litarit në shtëpi duke e shpëtuar në momentin që po jepte shpirt.
Ndriçim Nikolli, i martuar, me banim në fshatin Gjergjan të rrethit Elbasan ka mbërritur në gjendje kritike për jetën mesditën e djeshme në spitalin e Elbasanit. Ai ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe është vendosur në sallën e reanimacionit. Sipas mjekëve, 29- vjeçari ka ardhur në gjendje kritike dhe po ndihmohet nëpërmjet frymëmarrjes artificiale pas dëmtimeve që ka pësuar në pjesën e fytit dhe mushkërive. Ende nuk janë përcaktuar shkaqet që e kanë çuar të riun drejt vetëvrasjes.
Familjarët janë marrë në pyetje nga policia dhe kanë thënë se 29 -vjeçari vuante nga depresioni. (Shekulli)
0 Comments:
Post a Comment