Çdo student apo te aferm te tyre që duhet të realizojnë pagesën e regjistrimit për në shkollë të lartë apo të paguajnë taksa të tjera vjetore të fakultetit mund t’i kryejë ato nëpërmjet ProCredit Bank.
Deget e Thesarit pranojne keto pagesa nga cdo banke e nivelit te dyte. Pra, çdo student mund të kryejë në ProCredit Bank pagesën e regjistrimit apo taksa vjetore për llogari të fakulteteve.
Njëkohësisht, çdo student mund të përfitojë shumë edhe nga paketa “ProStudent”, e cila është një shportë produktesh dhe shërbimesh që ProCredit Bank ofron për të përmbushur sa më mirë nevojat e maturantëve dhe studentëve.
Nëpërmjet paketës “ProStudent” çdo student mund të përfitojë falas (pa asnjë komision) hapjen e një llogarie rrjedhëse dhe llogarie kursimi , si dhe pajisjen me një kartë debiti “Visa Electron”, e cila mund të përdoret në çdo vend të botës.
0 Comments:
Post a Comment