Fshati shqiptar përballë sfidave te integrimit evropian

Fshati shqiptar përballë sfidave te integrimit evropian

Këtë javë ju ftojmë të diskutojmë për fshatin, sëbashku me specialistin, Ismail Beka. Fatkeqësisht fshati ka mbetur mbrapa ne zhvillim, veçanërisht tani pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me rajonin.

Investimet ne qytete ne krahasim me fshatin kane një dallim marramendës. Asnjë lloj përkrahje nuk ka fshati shqiptar nga qeveria dhe në këto kushte banorët e kanë të vështirë ta zgjidhin vetë situatën.

Por cilat janë realisht problemet e fshatit?
A është bujqësia alternativa me e mundshme për fshataret ?
Si mund te zhvillohen iniciativa te aktiviteteve te tjera jo bujqësore ne fshat ?
A jemi në rrugën e duhur te reformave për zhvillimin e zonave rurale ?
A ka përvoja ne Shqipëri për agroturizmin ose veprimtari te tjera?
A mund të konkurrojmë përballjes hapjes se sotme te tregtisë se lire ?
A ka mundësi shteti dhe shoqëria te beje me shume per fshatin ?
A kane alternativa konkurruese nga bujqësia shqiptare përballë konkurrencës se prodhimeve te huaja?
A është edukimi i rinise dhe veçanërisht te rejave ne zonat rurale ne standarde te kohës?

Këto dhe të tjera tema ju ftojmë ti diskutoni sëbashku me specialistin e bujqësisë pranë GTZ-së, Ismail Beka. te marten ne blog ora 10:00-12:00 (Biznesi)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors