IT: Shqipëria, vendi më i korruptuar në rajon

Raporti 2006: Shëndetësia, gjyqësori dhe policia,institucionet më të korruptuara

Shqipëria vazhdon të jetë vendi më i korruptuar në rajon. Niveli i lartë i korrupsionit dhe ryshfeti e rendisnin Shqipërinë në të njëjtin nivel me vende si Bolivia, Burkina Faso, Djibuti dhe Argjentina. Sipas raportit të Transparency International, të publikuar dje, Shqipëria renditet në vendin 100-105, nga 180 vende që janë përfshirë në studimin e kësaj organizate, e cila çdo vit publikon indeksin e perceptimit të korrupsionit.

Sipas raportit, vendi ynëfiguron ndër vendet më tëkorruptuara, madje edhe Maqedonia, e cila është e parafundit në listën e 180 vendeve, paraqitet afro 20 shkallë më lart se Shqipëria në renditje.

Raporti

Përpjekjet për të ndëshkuar korrupsionin, apo edhe reformat e ndërmarra në drejtësi,duket se nuk e kanë shpëtuar vendin tonë të radhitet sërish ndër vendet më të korruptuara të rajonit. Sipas raportit të Transparency International, Shqipëria, me gjithë përmirësimin në renditje nga vitet e kaluara, sërish renditet ndër vendet ku ryshfeti ende është forma e mirë e zgjidhjes së problemeve në të gjitha institucionet. Prokuroria, gjykatat, funksionimi i administratës publike, renditin në raport si institucionet më të prekura nga korrupsioni, ku për referimin e tyre qeverisë shqiptare i janë paraqitur një sërë rekomandimesh. Kreshnik Spahiu, përfaqësuesi i organizatësTransparency International, thotë se publikimi i djeshëm është vetëm faza e parë e raportit. Sipas tij, pas tre javësh pritet publikimi i të dhënavetë detajuara për të gjitha institucionet ku fenomeni i korrupsionit është më i prekshëm, çka ka sjellë edhe renditjen e Shqipërisënë vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit, në 180 vendet në të cilën përfshihen sondazhet e organizatës. “Ky raport është nxjerrë në bazë të analizave dhe sondazheve të mirëfillta në të gjitha institucionet dhe për fat të keq, ende ryshfeti dhe korrupsioni në administratën e lartë mbeten pika negative që e radhisin vendin tonë në këto shifra, me gjithë përmirësimet që mund të ketë në disa reforma në fushatë ndryshme. Por këto të dhëna do të publikohen pas tre javësh”,- thotë për “Shekullin”, Kreshnik Spahiu. Referuar raportit të vitit 2006, të kësaj organizate, ku institucione si Shëndetësia, Policia dhe Gjyqësori kapnin nivelin më të lartë të korrupsionit në vend, Spahiu thotë se, për vitin 2007 ka ndryshime të dhënave shtrirjen e korrupsionit nëpër institucionet shqiptare.Nisur nga të dhënat e publikuara, Transparency International në raportin e saj jep dhe rekomandimet për qeverinë shqiptare, zbatimi i të cilave do të ulte ndjeshëm nivelin e korrupsionit në vend.Vënia në zbatim e strategjisë antikorrupsion nga ana e qeverisë dhe realizimi i menjëhershëm i reformave të propozuara nga Presidenti i Republikës, në lidhje me reformën në drejtësi, rekomandohen si mënyra më e mirë për të ulur shifrat e larta të korrupsionit. Po kështu, rekomandohet zgjerimi i luftës kundër korrupsionit edhe në çështje me ndjeshmëri kombëtare, siç është e drejta e pronës. Transparency International publikon indeksin e përvitshëm të perceptimit të korrupsionit, i cili përshin 180 vende të botës. Ky indeks vlerësohet si i vetmi, më profesionali dhe me kuotat më të larta të besimit në të gjithë botën.Për më shumë se 5 vjet, Shqipëria ka qenë pjesë e këtij indeksi.

L.Çela

Renditja në 5 vitet e fundit

2003 / 133 vende / Shqipëria 92

2004 / 145 vende / Shqipëria 108

2005 / 158 vende/ Shqipëria 126

2006 / 188 vende/Shqipëria / 111

Vendet e renditura me Shqipërinë

Renditja

105 Shqipëria 2.96

105 Argjentina 2.97

105 Bolivia 2.96

105 Burkina Faso 2.97

105 Djibuti 2.93

105 Egjipti 2.97

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors