Mbyllen portat e Drinit, kriza energjetike më e fortë

Maqedonia ka mbyllur serish portat e Drinit te Zi duke ulur ndjeshëm prurjet ne hidrocentralin e Fierzës. Ne kulmin e krizës energjetike Maqedonia ka marre dje vendimin për mbylljen sërish te portave duke ndaluar rrjedhën e ujit ne drejtim te Shqipërisë.


Tashme lumi është kthyer ne një përrua te vogël dhe nuk ka asnjë ndikim ne hidrocentralet e ngritura ne kaskaden e Drinit. Mbyllja e portave nga pala maqedonase është justifikuar me faktin qe ka rene ndjeshëm niveli i liqenit te Ohrit. Zyrtaret maqedonas janë ankuar dje se kjo po shkakton ekosistemin e liqenit dhe po sjell dëme për vendin e tyre. Hapja e portave te Drinit te zi ka zgjatur vetëm 23 dite.

Hapja e portave te Drinit te Zi është bere ne saj te kërkesës se vazhdueshme te qeverise shqiptare ne baze te një marrëveshje te nënshkruar qe ne vitin 1964 me ish Jugosllavinë. Sipas kësaj marrëveshjeje shteti fqinj duhet te ruaj një kuote prej 40 metra kub ujë ne sekonde dhe kjo sasi uji duhet te shkoje nëpërmjet Drinit te zi ne drejtim te territorit shqiptar.(Biznesi)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors