Kosove, dy te vrare 2 te plagosur ne Kacanik

Policia e Ferizajt ben te ditur se ngjarja ka ndodhur kur persona te armatosur kane hapur zjarr ndaj nje veture tip Golf 2 me targa te kosoves, ne te cilen ndodheshin 5 persona

Nje ngjarje tjeter e rende ndodh ne Kosove pikerisht ne diten me te rendesishme te negociatave per statusin e Kosoves. Dy persona, te rinj ne moshe kane vdekur dhe 2 te tjere jane plagosur me arme zjarri, gjate nje prite ne oret e para te mengjesit te sotshem. Ngjarja ka ndodhur ne Dubrave te Kacanikut ne jug te Kosoves.

Policia e Ferizajt ben te ditur se ngjarja ka ndodhur kur persona te armatosur kane hapur zjarr ndaj nje veture tip Golf 2 me targa te kosoves, ne te cilen ndodheshin 5 persona. Si pasoje e ketij atentati kane vdekur dy prej djemve ne makine, ndersa dy persona jane plagosur rende. Personi i peste ne makine u ka shpetuar plumbave. Dy viktimat ishin njeri i moshes 29 vjec dhe tjetri 19 vjec. Ndersa te lenduarit ishin 21 dhe tjetri 33 vjec. Ata jane shtruar tashme ne spitalin e Kacanikut.

Policia eshte vene ne kerkim te fajtoreve duke bastisur disa shtepi, por ende nuk eshte arrestuar ndonje i dyshuar. Nje sulm i tille ndodh 4 dite pas shperthimit te fuqishem ne Prishtine ku dy persona gjeten vdekjen dhe 11 te tjere u plagosen. Ngjarje te tilla minojne procesin e statusit te Kosoves, pasi japin imazhin se ky vend eshte ende i pasigurt.(news24/balkanweb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors