Prishtinë- Në vitin 2006 Kosova ka shënuar një rritje të ekonomisë për 3 për qind. Kjo nuk është një e arritur e madhe por është shumë pozitive për ekonominë kosovare, vlerësoi shefi i Shtyllës IV të UNMIK ut Andrea Vitkovski.
Ai theksoi se pas tetë viteve, zhvillimi ekonomik në Kosovë ka shënuar përmirësime, ndërkaq pas zgjidhjes së statusit ekonomia e Kosovës do të përmirësohet dukshëm. Eksporti i vendit ka shënuar rritje për 54 për qind, me një rritje modeste të importit në 5 për qind, që do të thotë që ka indikatorë të përmirësimit të gjendjes ekonomike. Njëra ndër çështjet që mbetet më e rënduar është shkalla e lartë e papunësisë që arrin deri në 44 për qind sipas numrit të regjistruar të të papunëve e që nuk do të thotë që kjo përqindje nuk është edhe më e madhe. (Biznesi)
0 Comments:
Post a Comment