Sanatoriumi do te kthehet ne spital universitar

Spitali i semundjeve te mushkerive, ose sic njihet ndryshe edhe ai i Sanatoriumit, do te kthehet ne spital universitar. Megjithese ende ne fazen e idese, duket se ky spital do t’i bashkengjitet te vetmes qender spitalore universitare ne vend, “Nene Tereza”. Ky ka qene propozimi me i fundit qe ka bere ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, gjate nje takimi qe pati dje me drejtues dhe shefa sherbimi te QSUT-se. Sipas Ndokes, kthimi i ketij spitali ne spital universitar shihet si nje nga mundesite alternative per lehtesimin e ngarkeses se punes ne spitalin “Nene Tereza”. “Jane hedhur disa ide per shperndarjen e ketij spitali ne disa godina te ndryshme dhe, me se fundmi, kemi rene dakord parimisht qe Spitali i Semundjeve te Mushkerive (Sanatoriumi) te kthehet ne spital universitar”, deklaroi Ndoka.

Kjo si nje mundesi alternative per lehtesimin e ngarkeses se punes ne spitalin “Nene Tereza”. Megjithate mesohet se per kete propozim ka pasur mendime te ndryshme, por, gjithnje duke e pare kete spital te ri si nje dege te QSUT. Nderkohe, Ndoka, gjate takimit, mori mendime edhe nga shefat e sherbimeve per numrin e shtreterve qe duhet te kete ky spital, cfare sherbimesh duhet dhe mund te perfshihen ne te, cili do te jete statusi i tij. Po keshtu, u diskutua edhe nese do te perfshihen urgjencat e Kardiologjise dhe te disa sherbimeve te tjera brenda tij. Megjithese duket se ky eshte destinacioni perfundimtar i Sanatoriumit, vazhdon te qarkulloje edhe nje alternative tjeter, qe nje pjese e tij te funksionoje edhe si spital rajonal per Tiranen. Nje tjeter pike, qe Ndoka ka diskutuar me shefat e sherbimeve ka qene edhe pagat edhe shperblimet qe personeli shendetesor duhet te perfitoje. Sipas tij, se shpejti Keshilli i Ministrave do te njihet me nje propozim te Ministrise se Shendetesise. Ketu do te kerkohet qe te ardhurat dytesore qe vijne nga sherbimet ambulatore te QSUT-se te perdoren per shperblimin e personelit mjekesor. “Mjeku duhet te ndjehet i respektuar dhe i vleresuar per punen qe ben. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors