Daja dhe nipi mbetën të plagosur kur Sulo Toro pas sherrit për pronën i qëlloi me armë
Fier- Konflikti për pronësinë e tokës ka shkaktuar dy të plagosur në fshatin Kurjan të Roskovecit. Shkëlqim Gorica dhe Adriatik Duraj, dajë e nip, përkatësisht 63 dhe 38-vjeç mbetën të plagosur dje pas një sherri me pjesëtarët e familjes Toro në Roskovec.
Policia arrestoi në fragrancë autorin, Sulo Toro. Ngjarja ndodhi rreth dje orës 16.00 dhe shkak ishte pretendimi i pronësisë nga të dyja palët. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se të plagosurit Shkëlqimi dhe nipi i tij Adriatiku, lindur në Kurjan pretendonin se toka i përkiste atyre, ndërkohë pala tjetër,familja S.Toro, kishte pretendimin e saj se toka ishte e tyre dhe për këtë kishin edhe dokumente nga zyra e regjistrimit të pronës.
Konflikti mes palëve kishte kohë që kishte nisur, ndërkohë që dje situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Të dy familjet kanë qenë dje në tokën pretenduese ku prezent ka qenë edhe punonjësi i policisë së zonës për të zgjidhur situatën e krijuar. Prania e një polici rendi nuk ka qetësuar gjendjen, përkundrazi situata është keqësuar më shumë dhe Sulo Toro ka qëlluar pa ngurruar me armë automatik mbi Shkëlqim Goricën dhe Adriatik Duraj. Të pranishmit në këtë konflikt janë larguar me vrap për t'i shpëtuar ndonjë plumbi. Ndërkohë disa plumba të dalë nga automatiku kanë rënë mbi këmbët e dajës dhe nipit, duke i plagosur që të dy. Ata kanë rënë në tokë të plagosur, ndërkohë që polici ka kërkuar përforcime. Policia ka bërë ndalimin e autorit, i cili u shoqërua në komisariat. Paralelisht me këtë është bërë edhe sekuestrimi i armës së krimit, në cilësinë e provës materiale. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët deklarojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia më pas ka bërë dokumentimin ligjor të ngjarjes. (Shekulli)
0 Comments:
Post a Comment