Trupi gjykues dëgjoi dje CD me përgjime, ku të pandehurit planifikojnë trafikun e njerëzve
TIRANË- Trupi gjykues i Krimeve të Rënda, për 6 orë me radhë dëgjoi dje CD e regjistruara me përgjime të bisedave telefonike, të bëra mes anëtarëve të grupit "Go West". Këto përgjime janë ndër provat kryesore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj 9 të pandehurve: Nikolin Cako, Edmond Bejko, Eljano Canko, Altin Flamuri, Përparim Kateshi, Voltan Turtulli, Valbona Cako, Selman Murati dhe Avdi Leka.
Dje togat e zeza, të "gozhduara" në karriget e tyre dëgjuan për 6 orë bisedat e kryera nga i dyshuari si "koka" i grupit, Nikolin Cako me vartësit e tij për gjetjen e personave dhe mënyrën e kalimit të paligjshëm drejt vendeve të Evropës për shumë shtetas shqiptarë. Gjatë bisedave dallohen qartë edhe zërat e të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tij, të cilët punonin për gjetjen e klientëve, që në fakt do të ishin klandestinët e ardhshëm. Nga mënyra e komunikimit në celular vihej re siguria me të cilën Cako i trajtonte rastet dhe mënyra se si caktonte nivelin e pagesave që në pjesën më të madhe varej nga itineraret që do të përshkonin personat dhe linjat që ata do të ndiqnin gjatë rrugës së tyre.
Në regjistrimet e bëra nga prokuroria dëgjohet Cako, që përveç çmimit për shërbimin që do t'u bënte klientëve, që varionte nga 10 deri në 16 mijë euro, u kërkonte atyre edhe nga një fotografi, për ta përdorur për vizat që falsifikoheshin. Mbi të pandehurit e grupit "Go West" rëndojnë akuzat e "ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri" dhe "grupit të strukturuar kriminal", të parashikuara nga neni 189/2, neni 298/3 dhe neni 186/2 të Kodit Penal. Aktualisht po gjykohen në gjendje burgu vetëm katër prej anëtarëve të grupit, ndërsa pjesa tjetër janë në arrest shtëpie.(Shekulli)
2 Comments:
shteti shqiptar dhe gjykatat jan te korruptuar se nuk denoj kriminelet e vetet qe vrasin dhe vjedhin bangat dhe pushtetaret vjedhin shtetin ,po denojn njerez te thjesht qe ndihmojn njerzit te largohen nga shqiperia se nuk jetohet me aty se nuk ka te ardhme nga ky shtet perfshi gjykata ,prokuroria ,policia dhe vet qeverria vjedh shtetin ,pra ne shtetin shqiptar jan te qith te korruptuar .
ju duhet te pergjoni pushtetaret dhe deputetet e parlamentit shqipetar se cfare korropisione bejn ne kurriz te popullit dhe egzekutime te njerzve te thjesht qe nuk do te zbulohet kurr se kush i vret ,ne shqiperi nuk do te ket kurre drejtesi ne qoft se nuk largohen te gjith ata qe higjen si demokrat dhe socilist qe hiqen si socilist demokrat qe kan dal ne sken pas vitit 1992 te largohen te gjith se jan te gjith te korruptuar dhe te gjith i kan lyr duart me gjak ,vetem keshtu mund te rregullohet shteti shqiptar.?
Post a Comment