Gjendet në mal 10-vjeçari, nuk e di kush është

Djali që nuk e di as nga është belbëzon vetëm disa emra. Policia: është i traumatizuar dhe mendohet se ka kohë pa folur

GJIROKASTËR- Një i mitur gjendet i vetëm në mal, ndërsa askush nuk e di historinë e tij. Fëmija 10-vjeçar, që nuk di as emrin e tij, megjithëse gëzon shëndet të plotë vuan nga trauma psikologjike. Policia kërkon ndihmën e medias për identifikimin e djaloshit, për të cilin janë hedhur hipoteza të ndryshme.

Gjetja

Ngjarja e pazakontë ka si protagonist një djalë, që mendohet të jetë 10-vjeçar. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë konfirmuar faktin se i mituri është gjetur në malin e Këndrevicës, në zonën e Salarisë, që ndan dy rrethet Vlorën dhe Tepelenën. Mësohet se ka qenë njëri prej barinjve të zonës, emri i të cilit nuk bëhet publik, ai që e ka gjetur djaloshin në gjendje të hutuar dhe ka lajmëruar uniformat blu. 'Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur tre inspektorë të komisariatit të policisë së Tepelenës, të cilëve çobani u ka dorëzuar fëmijën",- kanë bërë të ditur burimet e policisë.

Djali

Ndërkaq, djali i gjetur nuk është në gjendje të flasë, por vetëm belbëzon dhe ndërsa gjendja e tij fizike dhe shëndetësore vlerësohet si normale, ai ka trauma. Ai duket vazhdimisht i frikësuar dhe të vetmet fjalë që thotë, janë disa emra, si ai i nënës Liza, të vëllait Nesti, ndërsa deklaron se quhet Boni. Megjithëse prej 24 orësh është nën kujdesin e vazhdueshëm të oficerëve të policisë dhe punonjëseve sociale të qendrës pritëse, në qytetin e Gjirokastrës, askush nuk ka mundur të mësojë se çfarë ka ndodhur me të. Nisur nga të paktat fjalë që ka thënë mendohet se 10-vjeçari është nga zona e jugut dhe se ka shumë kohë që nuk ka folur me njeri. Ndërkaq, djali është nën mbikëqyrjen e rreptë të punonjëseve sociale dhe nisur nga gjendja e tij, jo e mirë psikologjike, është e pamundur të kontaktohet me të. Bëhet e ditur se punonjësit e policisë kanë marrë kontakte me homologët e tyre në rrethe, për denoncime të ndryshme që mund të ketë për këtë rast. (Shekulli)

1 Comments:

ANDRAINO ADAMS said...

Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors