Konferenca e donatorëve ndërkombëtarë për Kosovën do të mbahet të mbahet të paktën në fund apo në fillim të vitit të ardhshëm, thotë ministri i Ekonomisë dhe Financave Haki Shatri. Ai ka nënvizuar se tashmë janë bërë përgatitjet për takimin e parë teknik me donatorët që do të mbahet me 2 tetor.
Ministri Shatri pret që nga konferenca e donatorëve Kosova të fitojë një miliard euro donacion dhe 50 milionë euro të tjera të premtuara nga Komisioni Evropian më 2006. Shatri beson se këto donacione do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, të cilat do të mund të shfrytëzohen në projekte të ndryshme. Ai ka shtuar se këto para do të jenë pjesë e Buxhetit të Kosovës për vitin 2008 2010.
0 Comments:
Post a Comment