Atentati ndaj agjentit, pranga dy hajduteve

Policia e Tiranes arrestoi dy persona, te akuzuar per atentatin ndaj kolegut te tyre ne Kombinat, tre muaj me pare. Martin Kuka, 18 vjec dhe Edison Cami, 21 vjec, u ndaluan diten e djeshme si atentatore te dyshuar te inspektorit te policise kriminale, Hajri Kushe, i cili kohen e ngjarjes sapo kishte zbuluar nje gjobevenie ne komunen e Kasharit.

Burime zyrtare thane nje dite me pare, se dy te ndaluarit akuzohen edhe per kryerjen e 6 vjedhjeve ne kete zone gjate muajve te fundit. Denoncimet ishin bere nga banore te fshatit Yrshek e Kashar ne Komisariatin Nr. 6. Ngjarja per te cilen jane arrestuar dy te rinjte ka ndodhur tre muaj me pare ne Kombinat, kur persona te paidentifikuar qelluan me arme ndaj inspektorit te krimeve te Komisariatit Nr. 2, Hajri Kushe, i cili sapo kishte vene ne pranga nje te ri, i kerkuar per kanosje. Sipas policise, Kuka ishte i shpallur ne kerkim, pasi ndaj tij Gjykata e Tiranes, ne 28 korrik 2007, kishte vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per akuzen “kanosje serioze per jeten ne bashkepunim”, “prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve”. Sipas policise, 18-vjecari, pervec vrasjes ne tentative te inspektorit te krimeve, akuzohet se ne 26 maj te vitit 2005, ne afersi te rruges “Halit Bega”, ka kanosur me arme per motive te dobeta Endri S. Me prangosjen e dy te dyshuarve policia ka zbuluar dhe gjashte vjedhje. Ne 20 maj te ketij viti dyshohet se ata kane realizuar vjedhjen ne “Misto Mame” te dy motoreve dhe te disa mjeteve te tjera dite me pas. Dy te ndaluarit, sipas policise, kryenin kryesisht vjedhje te motoreve dhe te banesave ne zonen e Kombinatit.

Si u gjobit kryeplaku i Kasharit

Pasi ka realizuar me sukses arrestimin e nje 18-vjecari, qe kercenonte kryeplakun e fshatit Kashar, ne Tirane, eshte vene ne shenjester te plumbave. Hajri Kushe, inspektor i Policise Kriminale ne Komisariatin Nr.2 te Tiranes, i ka shpetuar paq nje atentati, sapo ishte kthyer ne shtepi pas arrestimit te nje te dyshuari. Pasi ka marre deshmine e Algert Hykes, i akuzuar per gjobevenie, te cilit i kishte vene vete prangat, persona te armatosur kane qelluar me 15 plumba banesen e oficerit ne Kombinat. Dyshimet e para te policise per atentatin jane hedhur mbi te afermit e 18-vjecarit, i cili i kishte kerkuar me kercenime 50 milione leke kryeplakut te Kasharit, B. Kamberi, njekohesisht edhe punonjes i komunes. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors