Yahoo paditet nga gazetarët kinezë


Kompania amerikane e internetit, Yahoo i ka thënë një gjykate amerikane se kishte zbatuar vetëm ligjin kineze kur i kishte dorëzuar materiale autoriteteve kineze që çuan në burgosjen e dy gazetarëve kinezë. Gazetarët, Wang Xiaoning dhe Shi Tao, po padisin kompaninë Yahoo në bazë të ligjeve për të Drejtat e Njeriut në një gjykatë në San Françisko.

Avokatët mbrojtës të personave në fjalë thanë se Yahoo nuk kishte vepruar në nivelin e pritshëm të përgjegjesisë etike.

Organizata botërore për të Drejtat e Njeriut thotë se vendimi i kompanisë Yahoo për të ndarë informacionet me qeverinë kineze ka çuar në arrestimin dhe torturimin e një numër shkrimtarësh dhe dezidentësh.

Një prej një personave që citohet në rastin kundër Yahoo-së është gazetari, Shi Tao i cili pati botuar në internet komente kritike kundër korrupsionit të qeverisë. Faqe internetit të dezidentëve janë të bllokuara, sikurse janë të bllokuara edhe referencat që kanë të bëjnë me masakrën e në sheshin Tiananmen.

Yahoo e ka pranuar se i kanë dhënë informacione zyrtarëve kinezë që u kanë mundësuar atyre të bëjnë arrestimet, por thotë se kanë qënë e detyruar ta bëjë këtë në bazë të ligjeve lokale. (Biznesi)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors