Asnjë subjekt që tregton mish në qytetin e Elbasanit nuk do të lejohet që t'u ofrojë konsumatorëve 'mall' të paçertifikuar në thertoret e miratuara për këtë qëllim.
Me këtë objektiv, shërbimi veterinar pranë bashkisë së Elbasanit ka ndërmarrë një aksion ndaj subjekteve që tregtojnë mish. Drejtori i këtij shërbimi, Nazmi Qorri, tha se "përgjatë një jave janë kontrolluar 52 dyqane mishi, 11 prej të cilave janë gjobitur".
Sipas tij kontrollet do të vazhdojnë për të detyruar të gjitha këto subjekte që të tregëtojnë mish të çertifikuar në thertoren e re, e përuruar pak muaj dhe parë, dhe në ato të miratuara për këtë qëllim.
Ai bëri të ditur se volumi më i madh i punës aktualisht po përballohet nga thertorja e re, e ndërtuar falë bashkëfinancimit të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe programit FAO.
"Thertorja e re ka krijuar premisa mjaft pozitive në arritjen e standardit të kontrollit të cilësisë së mishit dhe të nënprodukteve të tij", tha drejtori i shërbimit veterinar, ndërsa vlerësoi se "me ndërtimin e kësaj thertoreje është zgjidhur një hallkë e zinxhirit të masave për garantimin e cilësisë së këtij produkti. (Shekulli)
0 Comments:
Post a Comment