Ndalohet polici, plagosi bashkëfshatarin


SHKODËR-Ka rënë në pranga një polic në Shkodër, pasi ka qëlluar me armën e shërbimit mbi një bashkëfshatar. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në këtë qytet, kur efektivi i policisë, Sokol Selimi, 30 vjeç, qëlloi me armë mbi Nikollë Thepin, duke e lënë të plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë që mbërriti në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur se mes dy personave të përfshirë në këtë ngjarje kishte pasur më parë një konflikt. "Ngjarja ndodhi pasi dy personat kishin një konflikt mes tyre para tre ditësh dhe dje ku janë takuar në një prej rrugëve të fshatit, efektivi nuk ka ngurruar ta qëllojë",-theksojnëburimet policore.

Sipas të dhënave nga i njëjti burim, mësohet se polici ishte efektiv në Koman, ndërkohë që banon në fshatin Gril të Vrakës në Malësinë e Madhe. Në momentin që janë ndeshur rastësisht në rrugë ai ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të bashkëfshatarit, që për fat të mirë është goditur në pjesën e poshtme të trupit. Por, duke marrë gjithsesi plagë të konsiderueshme.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është prangosur nga kolegët e vet,ndërsa i dëmtuari, i cili ka marrë disa plagë është dërguar në spitalin e Shkodrës. Sipas policisë, ende po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I ndaluari do të duhet të përgjigjet tashmë para drejtësisë për vrasjen e mbetur në tentativë.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors