Vodhi benzin, arrestohet 30-vjeçari

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Edmond Neza, 30-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë në bashkëpunim. Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke vjedhur një automjet të tipit Benz.

Nga verifikimet policore rezultoi se ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim, pasi gjykata e krimeve të rënda në Tiranë me vendim të datës 25.06.2007 ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal "arrest me burg" për veprat penale të vjedhjes me dhunë, trafikut të mjeteve motorike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale të vjedhjes i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Durrësit. (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors