Durrës-Dy të rinj janë ndaluar dje nga policia e qytetit bregdetar, pasi kanë hyrë në mënyrë klandestine në tragetin e linjës për në Bari.
Sipas policisë së Durrësit mësohet se të ndaluarit janë shtetasit, Esat Dakoli, 22-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Likesh të Durrësit dhe Agron Tuda, 17-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hardhishtë.
Arrestimi i tyre, sipas policisë, është bërë pasi kanë hyrë në tragetin e linjës Durrës-Bari, në mënyrë të fshehtë, duke qëndruar të fshehur në një barkë shpëtimi.
0 Comments:
Post a Comment